Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Java 26: miu - PARTIZANI 1-2 [Nexhipi, Racic]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Java 26: miu - PARTIZANI 1-2 [Nexhipi, Racic]

Mesazh nga Admin prej 2015-04-07, 16:33

Quajeni: makthi i bardhebluve. Është ai që i shënon rregullisht kësaj Tirane. Bëhet fjalë për Nderim Nexhipin, i cili edhe këtë herë, për të tretën herë këtë sezon, “nderon” në kuptimin e plotë të fjalës Partizanin, duke i dhuruar një trepikësh sa të rëndësishëm, po aq edhe shpresëdhënës. Nga ana tjetër, protagonist negativ bëhet sërish Frashëri, i cili bëri një nga ato gafa që jo vetëm zor se do ta harrojë, por që mund të ndikojë edhe në të ardhmen e tij te bardheblutë.



E, në fakt, derbi mbetet përballja më e paparashikueshme, pasi nuk vlen aspak morali me të cilin vijnë në këtë sfidë skuadrat dhe as atmosfera përreth saj. Nuk vlen nëse ke fituar një ndeshje të madhe pak ditë më parë ose e ke humbur në sekondat e fundit. Kur vjen derbi, gjithçka zerohet. Kë- sisoj ndodhi edhe këtë herë, në një stadium të mrekullueshëm falë dy tifozërive, në një përballje, e cila duhet pranuar: është e vetmja që konkurron (në mos edhe ia kalon), një ndeshje të rëndë- sishme të Kombëtares. Fiton përsëri Partizani, pavarë- sisht se lojën e bën Tirana. Fiton cinizmi dhe mbrojtja e hekurt përballë volumit të madh, qarkullimit të topit, por edhe serive të rasteve të humbura. Fiton Duro, i cili i qëndron strikt lojës së tij: të gjithë në mbrojtje, të gjithë në sulm, përballë Maganit, që për të disatën herë këtë sezon nuk gjen dot nga minuta formacionin triumfues.

Golat

Takimi nis me Tiranën që bën përpara dhe me Partizanin që vihet në pozicion pritjeje. Nuk duhen më shumë se 180 sekonda që të vijë shkëndija e parë me Muzakën që rrëzohet në zonë nga Trashi, por anësori jep pozicion jashtë loje. Ka kontestim, por jo në nivelin e nervozitetit, kjo edhe pse është ende fillimi. Gjithsesi, loja flet për Tiranën, e cila i afrohet golit edhe në minutën e 15- të, por topi i gjuajtur nga Bulku dhe i prekur nga një mbrojtës u ndal në traversë. Bardheblutë besojnë dhe nën dirigjimin e kapitenit të tyre, një nga më të mirët në fushë në këtë ndeshje, tenton të zgjidhë i vetëm ndeshjen, por në kahun tjetër gjen një Alban Hoxha të pakalueshëm. Partizani është i tëri në gjysmëfushën e vet, por ama kur kundërsulmon di si të “të vrasë”. Dhe ku më mirë sesa me Nexhipin. Krosi i Bathës preket me kokë nga Ristevski, mbërrin te Raçiç, i cili e uli bukur për kapitenin dhe ky i fundit me të parën gjuan, duke shënuar. Shpërthen tifozëria e kuqe, shtangen bardheblutë. Por nuk mbaron me kaq. Në hutimin e disavantazhit vjen edhe dyfishimi: kros pa shumë pretendime në zonë, aty ku Frashëri bën një gafë nga ato të tijat, duke e lëshuar topin nga dora në atë mënyrë sa ia jep fiks në këmbë Raçiçit. Ky i fundit qetë-qetë e çon në rrjetë. Kush nuk e ka parë këtë takim deri në ato minuta, me të drejtë do fliste për një Tiranë të shthurur. Sakaq, Magani kupton se ka gabuar që ka lanë Bushiçin në stol dhe e hedh menjëherë në fushë në vend të një Kahate “të fikur”. Minutat e mbetura të kësaj pjese flasin për një predhë të Fejzullahut që grushtohet nga Frashëri dhe për një silur të Bulkut që pritet nga Hoxha.

Administrimi

Fraksioni i dytë nis si i pari, por me ndryshimin se tani Tirana është në disavantazh të dyfishtë, ndaj pritet të luhet vetëm në një portë. Kështu ndodh. Janë dy gjuajtje të bardhebluve si fillim, për të ardhur te një kundërsulm thumbues i të kuqve që mund t’i kishte kushtuar shumë Tiranës. Gjithsesi, Tirana bën lojën, duke sulmuar më së shumti në të djathtë, aty ku janë Taku dhe Muzaka. Dhe pikërisht nga ky krah vjen edhe goli: Taku kroson në zonë, topi nuk ndalet nga askush dhe Morina vjen pas krahëve të Vrapit duke e devijuar topin në rrjetë. Tirana beson me të drejtë, pasi janë edhe 30 minuta lojë, ndaj nis me sulme të njëpasnjëshme. Sakaq, Partizani mbyllet në zonën e vet, duke u munduar hera-herës që të nisë në kundërsulm Fazliun dhe Vilën. Por rastin më të mirë e ka Muça, i cili bën një aksion model, por kur del para, portieri e gjuan jashtë. E pafalshme, të mendosh se sa do kushtojë në fund ky rast. Gjithsesi, Tirana nuk dorë- zohet dhe mundohet që tani të çajë qendrën e mbrojtjes, aty ku Cuculi dhe Vrapi nuk janë të pagabueshëm. Por bardheblutë harrojnë që pas dy mbrojtësve të kuq është Alban Hoxha, një “digë” e pakalueshme. Portieri bëri një nga ndeshjet e tij më të mira të këtij sezoni, duke ndalur gola të sigurt. Në fund, një trepikësh që gëzon të kuqtë, pasi i fut teorikisht në lojë për titullin dhe një vend në Kupat e Europës, por gëzon më së shumti Skënderbeun dhe Kukësin, skuadra këto që ruajnë pozicionet e tyre dhe nuk ndiejnë aq afër “frymën” e bardhebluve.

TIRANA – PARTIZANI 1-2
Golat: Nexhipi 25′ Raçiç 33′ Morina 61′
Formacionet:
Tirana: Frashëri, Ristevski, Curri, Muça, Taku, Bulku, Karabeci, Muzaka, Kahata (Bushiç 39′), Morina, Ndikumana (Sefa 74′); Trajner: Gugash Magani
Partizani: Hoxha, Cuculi, Vrapi, Ibrahimi, Fejzullahu, Trashi, Batha, Vila, Nexhipi, Mazrekaj (Fazliu 37′), Raçiç; Trajner: Shpëtim Duro
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaji, Rejdi Avdo, Ridigert Çokaj
Vezhgues: Plarent Kotherja
Delegat: Besnik Çela
Kartona të verdhë: Ibrahimi 40′ Morina 62′ Nexhipi 81′

avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi