Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Java 27: PRTIZANI - Elbasani 4-1 [Vila, Racic 2, Rrahmani]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Java 27: PRTIZANI - Elbasani 4-1 [Vila, Racic 2, Rrahmani]

Mesazh nga Admin prej 2015-04-07, 16:32

Partizani ka arritur një tjetër përmbysje, këtë herë përballë Elbasanit në “Qemal Stafa” ne ndeshjene vlefshme per javen e 27-te te Superliges shqiptare. Ndeshja u luajte dje, vetem pas dy ditesh pushim pas derbit te se premtes.

Skuadra e Duros filloi lojen me nje dominim ne mbajtjen e topit ashtu sic pritej. Batha ne thellesi dhe Nexhipi pas sulmuesve preknin shume here topin ndersa mundoheshin te gjenin hapesira ne prapavijen kundershtare. Ne minuten e 28-te vjen nje kundersulm i miqve. Eshte ish-sulmuesi i Partizanit, Enco Malindi, qe gjendet disa metra jashte zones dhe leshon nje predhe ne vrap e siper qe shkon ne cepin e portes. Hoxha nuk mund ta arrije dhe 0-1.

Loja vazhdon serisht ne te njejten menyre. Partizani mban top dhe mundohet te depertoje ne zonen kundershtare. Ka faulla te shumta, sidomos ndaj Nexhipit qe driblon shpesh ne mesfushe dhe ka dhe nje sherr te vogel qe rezulton ne karton te verdhe per kapitenin dhe nje kundershtar. Ka nje tjeter faul ndaj Nexhipit ne minuten e 35-te dhe karton i verdhe per elbasanasit dhe e njejta gje edhe disa minuta me vone per nje nderhyrja me taka nga mbrapa ndaj Fazliut.

Ne minuten e 40-te rrezikon Batha me nje goditje denimi qe kalon prane shtylles. Ne minuten e 43-te eshte Nexhipi qe gjuan nga brenda zones ne pozicion te mire por mbrojtesit hidhen perpara topit dhe e devijojne ne goditje kendi. Disa minuta te mira ne fund por pjesa e pare mbyllet 0-1.
Megjithatë me të filluar pjesa e dytë të kuqtë e Duros arrijnë të përmbysn gjithçka me dy gola mjaft të shpejtë. Skuadra del ne fushe me synim per gol dhe krijojne dy raste brenda 40 sekondash. Goli vjen ne minuten e 49' ku eshte Vila që barazon rezultatin me nje gjuajtje nga afer pas nje rremuje ne zone. Vetëm 1 minutë më vonë Raçiç i jep avantazhin ekipit të tij pas një gafe nga mbrojtësat e Elbasanit qe del huq ndersa mundohej te ndalte nje krosim te Viles. Pas dy golave të shënuar të kuqtë rikthejnë qetësinë dhe fillojnë të administrojnë sa më mirë rezultatin duke qarkulluar topin në mesfushë.

Ka disa faulla te renda ne minuten e 70-te dhe ka dhe kartona per elbasanasit. Në minutën e 78-të vjen dhe goli i tretë që mban sërish firmën e sulmuesit serb, Raçiç. Zbritje e shpejtë e Partizanit, Raçiç mer një pasim dhe i afrohet zonës, godet menjëherë dhe mposht për herë të trete portierin Myftarago. Partizani është zot në fushë dhe ka gjithë kohën topin në zotërim. Kur ndeshja po i drejtohej fundit, Rrahmani i dalë në ndihmë të sulmit shënon dhe golin e katërt duke vulosur përfuindimisht fitoren e ekipit të tij në 4-1.

Me fitoren e arritur dje, të kuqtë ngjiten në kuotën e 53 pikëve dhe lënë mbrapa Tiranën që ka vetëm 51 pikë. Stevan Racic ngjitet ne kuoten e 9 golave per sezonin dhe renditet i dyti ne listen e golashenuesve te Superliges.

PARTIZANI – ELBASANI 4-1
Golat: Vila 49′ Raçiç 50′ 78′ Rrahmani 90′ Malindi 28′
Formacionet:
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rrahmani, Ibrahimi,Cuculi, Vila,Batha Trashi, Nexhipi,Fazliu, Raçiç; Trajner: Shpëtim Duro
Elbasani: Myftarago, Kaçuli,Dosti,Jaupi,Musta, Toçi, Hila, Gava, Malindi, Lamçja, Luta; Trajner: Muharrem Dosti
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Paulin Simoni, Andi Koçi
Delegat: Lysein Nurishimi
Vëzhgues: Astrit Dervishi
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi