Partizani.Net - Forum


Join the forum, it's quick and easy

Partizani.Net - Forum
Partizani.Net - Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Volejboll Meshkuj, Partizani fiton derbin kundër Studentit
Java 29: PARTIZANI - Apolonia 1-0 [Racic] I_icon_minitime2022-02-15, 18:50 nga Admin

» 76 Vjet! Partizani feston pervjetorin
Java 29: PARTIZANI - Apolonia 1-0 [Racic] I_icon_minitime2022-02-15, 18:49 nga Admin

» Mjafton Skuka në Korçë, dy gola në 45 minuta
Java 29: PARTIZANI - Apolonia 1-0 [Racic] I_icon_minitime2022-02-15, 18:47 nga Admin

» Java 13: PARTIZANI - Apolonia 1-1
Java 29: PARTIZANI - Apolonia 1-0 [Racic] I_icon_minitime2021-01-19, 15:48 nga Admin

» Java 15: PARTIZANI - Tirana
Java 29: PARTIZANI - Apolonia 1-0 [Racic] I_icon_minitime2021-01-19, 15:47 nga Admin

» Java 14: Skenderbeu - PARTIZANI 1-2
Java 29: PARTIZANI - Apolonia 1-0 [Racic] I_icon_minitime2021-01-19, 15:45 nga Admin

» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
Java 29: PARTIZANI - Apolonia 1-0 [Racic] I_icon_minitime2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
Java 29: PARTIZANI - Apolonia 1-0 [Racic] I_icon_minitime2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
Java 29: PARTIZANI - Apolonia 1-0 [Racic] I_icon_minitime2015-09-25, 15:57 nga Admin

Top posting users this week
No user

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Java 29: PARTIZANI - Apolonia 1-0 [Racic]

Shko poshtë

Java 29: PARTIZANI - Apolonia 1-0 [Racic] Empty Java 29: PARTIZANI - Apolonia 1-0 [Racic]

Mesazh nga Admin 2015-04-07, 16:23

Partizani ka arritur të marrë një fitore me te veshtire nga c'pritej kunder Apolonise. Gjithsesi, për të kuqtë rëndësi ka trepikëshi, se pas humbjes së Skënderbeut tani janë dy pikë larg kreut, që i ka kaluar Kukësit. Edhe kësaj radhe Partizani i është falur sulmuesit Stevan Raçiç, i cili me golin që realizoi në minutën e 71-të u dha një fitore me vlera “demave të kuq”. Skuadra e Duros ka treguar në javët e fundit se është varur nga paraqitja e sulmuesit serb, i cili me 11 golat e tij i ka dhënë ekipit pjesën më të madhe të pikëve. Raçiç ka shënuar rregullisht në katër ndeshjet e fundit (5 gola), të cilat janë zhvilluar radhazi në kryeqytet.

Duket qartë se tapeti i ri i stadiumi “Qemal Stafa” ka rezultuar fatsjellës për të kuqtë, të cilët njohin vetëm fitore. Partizani vinte në këtë takim me mungesa të rëndësishme, pasi për arsye dëmtimesh, Vila, Mazrekaj dhe Trashi e nisën lojën nga stoli. Mungesa e “krahëve”, Mazrekaj-Vila, ishte e dukshme në nivelin e lojës së Partizanit. Ndërsa Apolonia u tregua një ekip kompakt, i disiplinuar dhe me atë që dha në fushën e lojës meritonte më shumë në përfundim të ndeshjes. Gjithsesi, nuk thonë kot, që fati i buzëqesh më të fortit. Me trepikëshin e djeshëm Partizani është dy pikë larg kreut, ndërsa Apoloninë vetëm matematika e mban në Superiore.

Pjesa e parë - Partizani vinte në këtë sfidë me qëllimin e vetëm fitoren dhe, për këtë arsye, u duk më i kërkues, ku që në minutën e dytë Cuculi jep një shkëndijë. Fierakët u paraqitën të ngjeshur në fushë, duke mos i lënë hapësira kundërshtarit, me synimin se mund të merrte një pikë nga kjo përballje. Me kalimin e minutave loja përqendrohet në mesfushë dhe rreziqet për portat kundërshtare vijnë kryesisht nga goditjet standarde apo nga distanca. Përpos mundësive të krijuara, 45-minutëshi i parë u mbyll në shifrat 0-0. Pati edhe 3 minuta shtesë, pasi në këtë pjesë u dëmtua portieri Hoxha në një dyluftim me Ribajn.

Pjesa e dytë - Shabani e la fushën që në minutat shtesë të pjesës së parë dhe në vend të tij hyri Vila dhe me këtë ndryshim të vetëm nisi pjesa e dytë. Partizani e nis vrullshëm, duke e ditur se fitorja duhej arritur me çdo kusht. Goli vjen në minutën e 51-të me Raçiç, por gjyqtari anësor e anuloi për pozicion të parregullt të serbit. Partizani e rrit presion te porta fierake, por finalizimi mungon. Fierakët, përpos se janë të kujdesshëm në mbrojte, tregohen të rrezikshëm në kundërsulmet e tyre. Duke parë se minutat po kalonin dhe rezultati s’po zhbllokohej, trajneri Duro preferon të rrezikojë duke futur në fushë lojtarët që kishin pasur probleme fizike gjatë javës. Ndërrimet dhanë rezultat, pasi në minutën e 71-të nga këmbët e Mazrekajt nisi goli i Raçiçit.

PARTIZANI APOLONIA 1-0
GOLAT Raçic 71′
PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Rrahmani, Vrapi, Cuculi, Batha, Daja (Mazrekaj 66′), Shabani (Vila 45+2′), Nexhipi, Fazliu (Trashi 76′), Raçiç. (Në dispozicion: Xhika, Krasniqi, Vatnikaj, Bylykbashi). Trajner: Shpëtim Duro
APOLONIA: Miço, Borshka, Atanda, Kaja, Nako, Hysenshanaj, Adenkule (Balaj 87′), Uzuni, Fili, Rajkoviç (Prifti 70′), Ribaj. (Në dispozicion: Çako, Mehmeti, Kondakçiu, Andoni, Arapi). Trajner: Artan Mërgjyshi
KARTONË TË VERDHË: Neshipi23′, Batha 44′, Vrapi 46′/ Nako 35′, Miço 64′
VËZHGUES: Hiqmet Kuka (Tiranë);
DELEGAT: Besnik Çela (Tiranë)
GJYQTARET A.Koçi, E.Velo, F.Lamaj (Durrës)
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi