Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-07, 16:28

Partizani kundër FSHF-së, jo të hënën në Korçë

partizani - skenderbeu 1Partizani ka qenë kundër vendimit të federatës që transfertën e Korçës ta luajë të hënën e 13 prillit. Kërkesën e tyre të kuqtë e kanë paraqitur në FSHF, përpara se oraret e kësaj jave të bëheshin zyrtare.

Java e 30-të e Kategorisë Superiore do të thotë shumë për skuadrat e kreut që janë përfshirë në betejën për fitimin e titullit kampion.

Kryendeshja e kësaj jave është Skënderbeu-Partizani, por për këtë takim, kanë nisur kontradiktat e para për ditën e zhvillimit. Mësohet se korçarëve u intereson që takimin ta zhvillojnë të hënën, duke ditur se në mesjavë luajnë gjysmëfinalen e parë të Kupës në Kukës. Por edhe nga transmetuesit televizivë ka interes që ky takim të zhvillohet të hënën, në mënyrë që transmetimi të jetë sa më kualitativ…


Edituar për herë të fundit nga Admin në 2015-04-13, 20:26, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-07, 16:29

Nexhipi: Ndaj Skënderbeut nuk është ndeshje vendimtare, do të kërkojmë 3 pikët

Kapiteni i Partizanit, Nderim Nexhipi ka folur për kryendeshjen e javës së 30-të që ekipi i tij do të luajë në transfertë ndaj Skënderbeut. Futbollisti i të kuqve ka dalë sot në koferencë për shtyp duke deklaruar se skuadra e tij do të kërkojë vetëm 3 pikët në këtë përballje pasi një humbje do të vështirësonte rrugën drejt titullit kampion

“Kemi hyrë në një fazë të kampionatit ku çdo ndeshje është vendimtare për titullin kampion. Luajmë përballë kampionëve në fuqi dhe jemi koshientë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Është një sfidë e vështirë por nuk vendos çdo gjë përsa i përket titullit.

Sigurisht një humbje e bën më të vëshirë rrugën drejt titullit kampion ndaj dhe ne shkojmë për të marrë fitoren e radhës. Mendoj se kjo ndeshje do të dhurojë mjaft emocione por kam besim që në fund do dalim triumfues. Udhëtojmë për të fituar dhe për të vazhduar rrugën drejt objektivit titullin kampion të cilin tifozeria e pret me padurim.

Me rezultatet e arritura kemi treguar që jemi ndërtuar si ekip për kampion, këtë e kam thënë edhe më parë duke parë kontigjentin e lojtarëve në gjirin e skuadrës. Në çdo ndeshje do japim maksimumin tonë duke dhënë shpirtin në fushën e lojës. Ndaj çdo kundërshtari vlerësimi është maksimal. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një ekipi të madh si Partizani dhe sigurisht dëshira ime është të qëndroj dhe të shpallem kampion me këtë fanellë”, deklaroi Nexhipi.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-07, 16:34

Klubi njofton se për kryendeshjen e javës së 30-të Skënderbeu – Partizani në program ditën e Hënë datë 13 prill ora 18:00, çmimi i biletave në sektorin ku do të akomodohet tifozeria e kuqe do të kushtojë 200 Lek dhe gjithashtu, klubi do vëndos në dispozicion të 'Uraganit të Kuq' autobusa pa limit...
Duke filluar nga dita e Mërkurë paradite biletat mund ti siguroni pranë zyrave të Klubit deri ditën e Shtunë.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-07, 19:03

Skuadra mbas dy ditëve pushim të akorduara nga stafi teknik ka nisur përgatitjet në prag të supersfidës së javës së 30-të ndaj Skënderbeut. Të kuqtë zhvilluan dy seanca stërvitore ditën e sotme. Në orën 10:00 të kuqtë iu drejtuan ambienteve të palestrës ku iu nënshtruan programit të karakterit fizik dhe më pas në orën 18:00 ekipi zbriti në fushën e kompleksit sportiv “Tirana Internacional” në Pezë.Nën drejtimin e teknikut Duro grupi i lojtarëve ishte i plotë dhe gjëndja fizike e tyre paraqitet optimale.
Përgatitjet vijojnë ditën e nesërme në kompleksin sportiv “Tirana Internacional” në Pezë.

avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-08, 13:42

Probleme pa fund për korçarët, Progni e Berisha s’ia dalin

Nuk kanë fund problemet te Skënderbeu. Pas tri mungesave të konfirmuara kundër Partizanit (për shkak kartonësh nuk janë të gatshëm Vangjeli, Abazi dhe Nimaga), lajme jo të mira vijnë në prag të gjysmëfinales së parë të Kupës.

Berisha dhe Progni humbasin takimin që do të luhet sot kundër Kukësit, si edhe rrezikojnë atë të fundjav- ës kundër “demave të kuq”. Dy futbollistët janë stërvitur veçmas ditën e djeshme për shkak të problemeve fizike.

Mungesa që bëjnë me “dhimbje koke” trajnerin bardhekuq, që duhet të gjejë patjetër një zgjidhje për të ndërtuar formacionin.

E vetmja shpresë për Josën mbetet rikuperimi i Osmanit në mbrojtje për të ndërtuar pa probleme këtë repart. Në të kundërt, prapavija pritet t’i besohet të riut Bruno Lulaj për ndeshjen kundër të kuqve. Por edhe mesi i fushës shqetëson jo pak trajnerin bardhekuq. Nëse nuk rikuperohen në kohë Berisha dhe Progni, mbetet një problem i madh për të ndërtuar 11-shen bazë të ekipit.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-08, 15:23

Ekipi ka vijuar ditën e sotme përgatitjet intensive në prag të përballjes ditën e Hënë me Skënderbeun. Të kuqtë e Duros zhvilluan seancën e radhës stërvitore e programuar paraditen e sotme në kompleksin sportiv “Tirana Internacional” në Pezë. Kontigjenti fizik i skuadrës paraqitet optimale.
Duke parë dhe rëndësin e ndeshjes e programuar ditën e Hënë, të kuqtë duke filluar nga dita e sotme kanë nisur grumbullimin në rezidencën Hotel “Vila Park” .
Përgatitjet vijojnë ditën e Enjte në kompleksin sportiv “Tirana Internacional” Pezë.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-08, 21:19

Deri diten e shtune zyrat e klubit do te jene te hapura nga ora 9:00-16:00, per tu pajisur me bilete per transferten e Korces.
Zyrat ndodhen tek ish Stacioni i trenit.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-09, 15:08

Supersfida Skënderbeu-Partizani, Hoxha: Ndeshje vendimtare për titullin

Supersfidë e javës do të jetë përballja mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë. Të kuqtë duken mjaft të karrikuar dhe në veçanti portieri Alban Hoxha. Sipas tij, kjo përballje do të jetë vendimatare për kampionatin. Gardiani i të kuqve në një deklarate për shtyp ka thëne se ndeshja me Skënderbeun vjen në një moment delikat të sezonit dhe klasifikimi tregon se fitorja është e vetmja mundësi për skuadrën e tij për të fituar titullin, në të kundërt, kampionati do të vendoset mes dyshes Kukësi dhe Skënderbeu, duke “harruar” Tiranën.

Të hënën luhen 90 minutat që vendosin edhe fatet per titulln kampion. Kjo sfidë pritet me shumë qetësi nga ana jonë dhe kemi bindje se në këtë takim do të arrijmë një rezultat pozitiv. Shanset tona për t’u shpallur në fund të sezonit kampione janë të mëdha dhe sigurisht një fitore në Korçë na sjell edhe më afër objektivit madhor. Skënderbeu është ekip i mire, por nuk druhemi nga askush dhe jam i sigurt që kjo përballje do flasi për ne. Në këtë sfidë shkojmë ndryshe nga herët e tjera, duke llogaritur mungesat apo gjendjen psikologjike të lojtarëve në krahasim me përballjet e mëparshme. I vetmi rezultat që na kënaq është fitorja, por sigurisht edhe një barazim është i pranueshëm”, ka theksuar Hoxha.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-10, 14:55

Josa “qan” mungesat, por s’do gabime ndaj Partizanit

Trajneri do të duhet të bëjë pa disa prej titullarëve në sfidën ndaj kryeqytetasve, ndërsa pranon se nëse nuk fitohet ndaj të kuqve, titulli do të jetë edhe më larg

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, katër ditë përpara ndeshjes së rëndësishme ndaj Partizanit në Korçë pranon se është i shqetësuar për tri mungesat e Vangjelit, Abazit dhe Nimagës, të cilët nuk do të jenë të gatshëm për shkak kartonësh. Në konferencën e djeshme për shtyp, numri 1 i stolit të korçarëve shprehet se më shumë se humbja në Laç e ka mërzitur fakti që pas atij 90-minutëshi, në takimin e javës së 30-të të Superligës nuk do të ketë të gatshëm tre prej titullarëve të tij. Josa ka folur edhe për humbjen në Kupë ndaj Kukësit, ndërkohë që deklaron që skuadra është përqendruar tashmë vetëm te takimi ndaj Partizanit, pasi ndeshja e kthimit ndaj veriorëve ka ende kohë.

-Josa, si i gjykoni humbjet e fundit ndaj Laçit dhe Kukësit?

-Sigurisht që çdo disfatë lë shije të hidhur. Por për sa i përket humbjes në Laç, mund të them se jam i pezmatuar, jo për mënyrën se si u mund skuadra, por për faktin sesi u zhvillua ndeshja. Duhet të kemi parasysh se ishin shumë arsye që dolëm të humbur nga kjo transfertë. Kurse kundër Kukësit, ekipi reagoi mirë, por duhet të ishim treguar më efikasë përpara portës kundërshtare. Pres më shumë nga ekipi, për të treguar më shumë grintë në momentin kur topin e ka kundërshtari.

-Ju ka ndodhur më parë që si trajner të luani kundër nëntë lojtarëve dhe të humbasni në fund?

-Kjo është diçka që nuk i ka ndodhur vetëm skuadrës sime, por shumë ekipeve të tjerë. Ne duhet të ishim të përqendruar në momentin përpara se të pësonim gol, sepse tani realisht po “qajmë” edhe pikën që lamë në atë ndeshje.

-Sa larg titullit është Skënderbeu tani pas kësaj humbjeje në Laç?

-Nuk mund të përcaktoj dot, por do të ishim më afër nëse do të kishim një pikë më tepër. Kampionati ka ende edhe 7 ndeshje të tjera. Do të mendojmë vetëm për sfidën e radhës kundër Partizanit, të cilën do të kërkojmë të fitojmë.

-Po në Kupë, sa shanse ka Skënderbeu të kalojë në finale?

-Normal që është gjithçka e hapur, sepse kemi pësuar një humbje minimale 0-1. Në ndeshjen e kthimit duhet të tregojmë kujdes dhe të mos mendojmë vetëm për të shënuar, por edhe për të mos pësuar. Megjithatë, për momentin jam i përqendruar vetëm te Partizani.

-Në një sfidë ku do të keni disa mungesa. Si është realisht gjendja e Skënderbeut përpara sfidës ndaj Partizanit?

-Ka qenë pikërisht kjo çështja, e cila në më ka pezmatuar më shumë sesa humbja në sfidën ndaj Laçit. Duhet të ishim treguar më të kujdesshëm.

-Progni dhe Berisha janë në dyshim. Do të jenë të gatshëm ndaj Partizanit?

-Do të shohim formën e tyre deri ditën e diel dhe më pas do të vendosim nëse do të jenë në fushë ose jo.

-A është Partizani një ekip i vështirë për t’u mposhtur?

-Është një skuadër e fortë që ndodhet në vendin e tretë në kampionat dhe vetëm 1 pikë larg nesh. Kanë avantazhin që janë më të freskët se ne, sepse nuk kanë luajtur në mesjavë si Skënderbeu. Por duhet të kënaqemi me faktin që ndeshja ndaj Partizanit do luhet ditën e hënë.

-Mund të thuhet se një hap i gabuar në këtë takim, ju largon nga titulli kampion?

-Mendoj se do ta komprometonte ndjeshëm synimin tonë.

-E keni fiksuar formacionin për këtë 90-minutësh?

-Mungesat na e kanë vështirësuar pak një gjë të tillë, sidomos në mbrojtje. Por do të shohim nëse do të rikuperohet në kohë Osmani, për të cilin mendoj se shanset për të luajtur të hënën janë të shumta.

-Shumë raste të krijuara në një ndeshje, por pak shfrytëzohen. Pse ndodh një gjë e tillë?

-Sepse i kemi dhënë më shumë prioritet mesit të fushës me lojtarët që kemi në dispozicion. Mendoj se Martins dhe ata që kanë qenë përkrah tij duhet të jenë shumë herë më prezent në zonën kundërshtare.

-Ju duken pak 6 golat e realizuar nga sulmuesi më shumë i aktivizuar deri tani te Skënderbeu?

-Martins është një lojtar që e do topin në këmbë, do të driblojë dhe më pas të sulmojë portën. Por mendoj se mungesa e Aco Stojkov na ka dëmtuar disi, sepse nëse ai do të ishte i gatshëm do të luanim edhe me dy sulmues për t’i dhënë më shumë forcë këtij reparti.

-Jeni detyruar për të bërë këto zgjedhje për faktin se nuk keni një sulmues pykë përveç Sefës?

-Mungesa e Piterit nuk do të thotë që Martins të mos e bëjë sulmuesin e parë.

-Pas këtyre humbjeve keni biseduar me presidentin për gjendjen e skuadrës?

-Po kemi folur pas ndeshjes me Laçin. Unë me presidentin flas shumë pak. Vetëm në momentin kur mblidhet i gjithë ekipi për analiza. Nuk do të thotë se mbledhjet ne do të na bëjnë të fitojmë. Duhet të luajmë në fushë për këtë gjë.

-Si është gjendja morale e ekipit?

-Pozitive, pasi ekipi e tregoi këtë. Kisha shumë frikë për mënyrën se si ekipi do të luante kundër Kukësit, por skuadra hyri me iniciativë dhe tregoi se di të bëjë mirë. Ka probleme, por duhet t’i zgjidhim. Rezultati nuk vjen duke luajtur mirë me topin, apo duke qarkulluar topin, por me grintë. Nëse nuk shkon i pari te topi, humbet gjithçka.

-Partizani dhe Apolonia, dy ndeshjet e radhës në Korçë. Mund të themi se vlejnë më shumë se gjashtë pikë?

-Partizani dhe Apolonia vlejnë gjashtë pikë. Ndërsa vetë Partizani vlen vetëm tri pikë dhe asgjë më shumë.

-Është folur shumë se ka pasur një debat mes teje dhe Martins. E vërtetë?

-Këtë gjë e sqarova edhe dy ditë më parë. Me mua nuk ka shans njeri të bëjë debat.

-Së fundi, ju kanë ngelur tri ditë përgatitje deri në ndeshjen ndaj të kuqve. Mjaftojnë?

-Ekipi ka treguar se di të luajë mjaft mirë kur është nën tonus dhe nuk duhet të justifikohemi me këtë.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-10, 15:42

Klubi njofton se sasia prej 300 biletash të cilat u menaxhuan nga klubi për takimin Skënderbeu – Partizani janë shitur të gjitha. Duke parë interesimin e madh që tifozeria e kuqe ka shprehur për këtë sfidë të rëndësishme përpjekjet e klubit për të patur në dispozicion një tjetër sasi biletash po vijojnë. Ndërkohë bëjmë të ditur se nga drejtuesit e Skënderbeut deri në këtë moment nuk vjen asnjë përgjigje dhe asnjë reagim zyrtar, çka tregon qartë se drejtuesit korçarë vazhdojnë ti përmbahen vendimit gjë e cila penalizon në masë tifozët e Partizanit që kërkojnë të ndjekin live këtë takim nga shkallët e stadiumit “Skënderbeu”.
Në orët në vazhdim do t’ju njoftojmë për çdo zhvillim të ri në lidhje me biletat.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-10, 21:52

Osmani gati, ka dyshime për Prognin

Tefik Osmani duket se do të jetë gati për Partizanin. Mbrojtësi korçar ka zhvilluar një tjetër seancë të plotë dhe është pranë konfirmimit si titullar për të hënën. Rikthimi i tij pritet të qetësojë disi alarmin në mbrojtje, duke konsoliduar repartin difensiv, pasi mungojnë Vangjeli dhe Abazit.

Në dyshim janë Berisha dhe Progni. Nëse për kosovarin mund të themi se situata paraqitet më e qetë dhe me shumë mundësi do të jetë gati për të hënën, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Prognin.

Lojtari është në luftë me kohën, pasi ende ndien dhimbje në gjurin e majtë. Në fund të seancës së djeshme, Progni provoi me disa kërcime për të testuar gjurin. Përmirësime ka, por gjithsesi deri të hënën, sytë e të gjithëve janë nga Prognit, i cili është gati të shtrëngojë dhëmbët
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-13, 14:36

Formacioni zyrtar: Hoxha, Rrahmani, Cuculi, Ibrahimi, Fejzullahu, Trashi, Batha, Mazrekaj, Vila, Racic, Nexhipi (k)
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-13, 20:26

SKËNDERBEU – PARTIZANI 5-2

GOLAT: Lilaj 12′ Latifi 38′ Berisha 46′ Stojkov 53′ Radas 65′/ Raçiç 45′ 58′
Formacionet zyrtare
SKËNDERBEU: Shehi, Radas, Osmani, Jashanica, Arapi, Shkëmbi, Lilaj, Latifi, Berisha, Martins, Stojkov; Trajner: Mirel Josa
PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi (Fazliu 57′), Rrahmani, Cuculi, Trashi, Batha (Daja 77′), Fejzullahu, Nexhipi, Vila, Mazrekaj, Raçiç; Trajner: Shpëtim Duro
GJYQTARË: Enea Jorgji, Emingres Ganxhi, Astrit Mahmuti
DELEGAT: Petrit Haxhija
VËZHGUES: Pajtim Aliko
KARTONA TE VERDHE: Fejzullahu 12′ Trashi 84′ Berisha 49′ Radas 60′ Arapi 75
KARTON I KUQ: Vila 89′
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-13, 20:26

Duro: Gabuam në çdo aspekt, u treguam amatorë, jemi ende në garë për titull

“Ishte një ndeshje amatoreske sidomos në aspektin mbrojtës. Skuadra gaboi në të gjitha aspektet dhe kjo është e pafalshme. Patëm një moment të mirë kur realizuam golin e parë por përsëri gabuam. Nuk dua t’i heq meritat Skënderbeut pasi ishte dukshëm më lart por unë dua të merrem më shumë me skuadrën time.

Rrahmani nuk ka qenë në gjendjen e tij më të mirë dhe sot ka luajtur shumë dobët. Është një humbjë e rëndë dhe më vjen keq për këtë. Dua të komplimentoj Raçiç pasi ishte në një ditë të mirë por nuk pati mbështetjen e duhur nga pjesa tjetër e ekipit. Goli i tretë vështirësoi gjithçka dhe më pas nuk mundëm më të reagonim.


Shkëmbi dhe Lilaj ishin në një ditë të mirë dhe kanë luajtur shumë mirë sot në mesfushë. Gjendja psikologjike e ekipit ndryshoi pas golit të tretë dhe ishte e vështirë për të mbledhur veten. E morëm seriozisht këtë takim por skuadra gaboi në të gjitha aspektet ndaj dhe erdhi kjo humbje që duhet analizuar.

Më vjen turp nga tifozat dhe ju kërkojmë falje. Kampionati nuk ka mbaruar ende dhe ne mbetemi në garë. Një gabim tjetër do të ishte fatal dhe do të na nxirte jashtë garës për titull"
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-14, 17:07

Batha: Ndeshja më e dobët

Mesfushori i Partizanit, Idriz Batha, pas ndeshjes e pranoi se skuadra zhgënjeu në Korçë, por ai shprehet i bindur se ekipi do ta vijojë betejën për titull deri në fund. “Dua ta pranoj vërtet që bëmë ndeshjen më të dobët dhe më vjen keq që luajtëm dobët në Korçë.

Por dua të them edhe tjetrën, që Skënderbeu kishte shumë fat, pasi çdo gjuajtje që bënte, shënonte gol në portën tonë. Pesë gola janë vërtet tepër kur i shikon tani në përfundim të ndeshjes, por realisht nuk meritonim kaq shumë.

Ndoshta ishte edhe meritë e Skënderbeut që na mundi kaq thellë, gjithsesi ndihem i mërzitur pas kësaj disfate që kurrsesi nuk e mendonim që ndodhte përpara fillimit të takimit. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë luftën tonë për kreun, por që me këtë humbje, të gjithë e pranojmë që është diçka më e vështirë. Ne shpresojmë dhe besojmë shumë në 6 javët e mbetura”, u shpreh mesfushori i të kuqve pas ndeshjes.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-15, 16:17

NEXHIPI U KËRKON NDJESË TIFOZËVE, PËRLOTET PARA TYRE
15.04.2015 | 16:15
Partizani u nis drejt Korçës me optimizëm të plotë duke pasur besim se nuk do të largoheshin pa pikë nga përballja me korçarët. Por realisht të kuqtë kryen një paraqitje zhgënjyese, e cila më shumë la gjurmë te uragani i tifozëve që kishin udhëtuar nga kryeqyteti. Pas ndeshjes, kapiteni Nderim Nexhipi dhe një pjesë e mirë e lojtarëve kanë shkuar te sektori ku ishin “Ultras Guerrils” dhe u kanë kërkuar ndjesë për paraqitjen që bënë ndaj Skënderbeut.

Ajo çfarë ka ndodhur pas ndeshjes ka qenë vërtet diçka njerëzore dhe humane mes palëve. Kapiteni Nexhipi u ka kërkuar ndjesë tifozëve dhe sipas lojtarit, Partizani nuk ishte në ditën e tij duke bërë gabime të shumta.

Kapiteni ka qenë aq shumë i prekur nga humbja dhe dhimbja që u shkaktuan tifozëve, gjë të cilën e tregoi edhe fytyra e tij e përlotur. Ndonëse nuk e përtypnin dot disfatën, tifozët i mirëkuptuan lojtarët dhe nuk munguan edhe përqafimet e ngushëllimet mes palëve. Madje, Nexhipi ka hequr edhe uniformën duke ia dhuruar një tifozi. Ai u ka premtuar atyre se ndaj Kukësit do të vijë kthesa e menjëhershme.

Kjo humbje ka qenë shumë prekëse edhe për sulmuesin Stevan Raçiç, i cili si pakkush i shënoi dy gola Skënderbeut në një ndeshje, gola të cilët mbetën për statistikë. Gjithsesi, në përfundim të takimit, sulmuesi serb që ka shkuar në kuotën e 13 golave, ka marrë përgëzimet e tifozëve për lojën e tij ndaj korçarëve.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Admin prej 2015-04-16, 15:40

Ardit Beqiri bën analizën: Edhe nëse luhet 10 herë, Partizani s’humbet ashtu

Ish-lojtar dhe kapiten i Partizanit për disa sezone, Ardit Beqiri bën analizën e humbjes së thellë të të kuqve në Korçë ndaj Skënderbeut. Beqiri, në një rrëfim të gjatë për gazetën “Panorama Sport” thotë se është më se i sigurt që edhe dhjetë herë të luhet ky takim, ai rezultat nuk përsëritet më.

Ai thotë se ishte një shans shumë i mirë për të kuqtë për titullin kampion dhe është i bindur se sfida e kësaj jave ndaj Kukësit duhet fituar medoemos nëse Partizani kërkon të fitojë trofeun më të rëndësishëm të sezonit.

“Ultimatumin ndaj trajnerit nuk mund ta gjykoj, pasi drejtuesit e lartë i dinë më mirë politikat e tyre."
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Miri dem i kuq prej 2015-04-20, 13:05

per Europen ka pike akoma, per kampjon treni iku,,zor se Kuks apo Korca te gabojn,,
Neshjen me Kuksin e pashe pj1 e mire,,pj2 tablo tjeter,,se mora vesh pse gjith kjo terheqje dhe shume hapsire kundershtarit,,,krahu majte Mazrekaj as mro e as dublo,Cuculli lu i vetem ne kte krah,,Racic ska ca me bo vetem fare,,Nexhipi mire pj1,,pj2 se kutova ca detyre ju ngarku nga Duro.
Jemini gjyqtar leshi,shum i njeanshem ne loje,dukshem favor kuksin,,faulla per ne qe ishin sade dhe su jepnin,,penalltia kuksit ishte.
Perfundimi kupen e lame vete,preteksi luftojm per kampjonatin,,kampjonatin e humem vete per ment e kokes,,ishalla po kapin venin 3 per europen.


Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Java 30: Skenderbeu - PARTIZANI 5-2

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi