Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Java 28: PARTIZANI - Laci 1-0 [Racic]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Java 28: PARTIZANI - Laci 1-0 [Racic]

Mesazh nga Admin prej 2015-04-07, 16:30

Partizani ka marre fitoren e trete rresht ne kampionat pasi ka mundur Lacin me rezultatin 1-0, fale nje goli nga Racic. Djemte e Duros kane dominuar ne kete takim por edhe kane shperdoruar shume, derisa ne pjesen e dyte ka ardhur goli i vetem i takimit. Skuadra ka pasur mungesa te disa titullareve por ka marre tre piket dhe ka ruajtur hapin e kryesuesve.

Ndeshja nis me Partizanin më kërkues. Rreziku i parë vjen në minutën e 7’ ku janë vendasit ata që kërcënojnë duke treguar se dëshirojnë ta fitojnë me patjetër këtë takim. Një top i hedhur nga krahu i djathtë brenda zonës gjen sulmuesin Raçiç, ky i fundit e kthen pak më mbrapa për Bylykbashin që godet menjëherë por topi përfundon mbi tra. Terreni edhe pse i rënduar nga shiu lejon që të luhet një futboll i bukur.
Të kuqtë shfaqen sërish rrezikshëm në minutën e 21-të ku Vila provon me një gjuajtje të fuqishme nga një distancë e afërt por pret në vështirësi portieri Moçka. Kurbinasit mendojnë vetëm për t’u mbrojtur dhe mundohen të dalin përpara me kundërsulm por pa rrezikuar seriozisht portën e mbrojtur nga Alban Hoxha. Në minutën e 30′ Buljan rrëshqet dhe i jep mundësinë Partizanit të rrezikojë.

Vila merr topin dhe pason për te Raçiç dhe ky i fundit godet menjëherë por topi përfundon mbi traversë. Laçianët tregohen të pasigurtë në prapavijë. Tjetër gabim në mbrojtje dhe Partizani i afrohet sërish golit, Raçiç rrëmben topin dhe pason menjëherë për Vilën, ky i fundit godet por topi përfundon ngjitur me shtyllën. Kur pjesa e parë po i drejtohej fundit, është Bylykbashi që tregon klasin e tij. Mesfushori shkarkon të djathtën nga një distancë e largët por Moçka bën një veprim akrobatik duke i thënë “jo” mesfushorit të Partizanit. Me këtë episod mbyllen edhe 45 minutat e para të ndeshjes në barazim 0-0.

Në pjesën e dytë djemtë e Duros hyjnë në fushë më të mobilizuar dhe fillojnë sulmet e njëpasnjëshme. Në minutën e 56′ krosim i rrezikshëm nga e djathta, topi kontrollohet nga Raçiç që godet menjëherë por Moçka devijon topin në goditje kendi. Në të 64-ën minutë, është sërish protagonist Raçiç që merr një asist perfekt dhe i vetëm përballë Moçkës gabon pasi goditja e tij përfundon jashtë.

Sulmet e njëpasnjëshme të të kuqve shpërbehen vetëm në minutën e 68-të dhe kjo jo për meritë të tyre por falë një gabimi të portierit Moçka. Në përpjekje për të larguar rezikun, topi përplaset në trupin e Raçiç dhe përfundon në rrjetë duke i dhënë kështu mundësinë Partizanit të kalojë në avantazh. Pas golit të shënuar nga ana e të kuqve, ritmi i ndeshjes bie dhe të dyja ekipet duken të pajtuara me rezultatin. Në fund gjithçka mbyllet 1-0. Me fitoren e arritur sot Partizani ngjitet në kuotën e 57 pikëve në vendin e 3-të ndërsa Laçi vijon të mbetet në vendin e 5-të me 50 pikë.

Sulmuesi Stevan Racic me golin e shenuar arrin kuoten e 10 golave dhe renditet i dyti ne listen e golashenuesve te kampionatit. Ai ka shenuar kater gola ne tre ndeshjet e fundit.

PARTIZANI – LAÇI 1-0
GOLAT: Raçiç 68′

PARTIZANI: Hoxha, Fejzullahu, Rrahmani, Vrapi, Cuculi, Batha, Ibrahimi, Vila, Bylykbashi, Trashi, Raçiç; Trajner: Shpëtim Duro
LAÇI: Moçka, Teqja, Sheta, Buljan, Sefgjinaj, Nimani, Bardhi, Mustafa, Mitraj, Cetkoviç, Soza; Trajner: Armando Cungu
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi