Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1

Mesazh nga Admin prej 2015-09-01, 20:53

PARTIZANI FITON ME PERMBYSJE, MERR FITOREN E PARE

31.08.2015 | 14:18
Përmbysje e çmendur e Partizanit. Të kuqtë fitojnë 2-1 ndaj Flamurtarit falë një goli të shënuar në minutën e fundit të shtesës me penallti nga Xhevahir Sukaj. Një fitore qe pritej nga tifozet por qe ka ardhur vetem ne castet e fundit te ndeshjes. Ndeshja ka folur teresisht per Partizanin qe ka qene dukshem skuadra superiore ne kete takim, duke treguar rritje nga ndeshja e kaluar.

Pjesa e parë

Ndeshja nis me Partizanin përpara. Të kuqtë kanë disa mundësi të mira në 10 minutat e para, por nuk arrijnë ti shfrytëzojnë si duhet. Flamurtari mbrohet mirë, por ka vështirësi në sulm. Futbollistët e repartit ofensiv kanë probleme për t’u marrë vesh me njeri-tjetrin. Partizani krijon situata të rrezikshme, por nuk godet portën, duke i bërë nder një Flamurtari të çoroditur e pa asnjë organizim. Me kalimin e minutave ritmi bie dhe Flamurtari ekuilibron disi lojën. Edhe pse Partizani eshte superior dhe ka pasur disa sulme te rreizkshme, nuk ka gol ne 45 minutat e para.
Pjesa e dytë

Fraksioni i dytë është edhe më emocionues. Partizani është në sulm gjatë gjithë kohës, por golin e avantazhit e gjen Flamurtari në minutën e 56-të me Trap. Nexhipi kroson drejt zonës një top nga goditja e kendit, Greca provon me kokë, por bllokohet, aty pranë ndodhet Trapp që gjuan me të djathtën dhe mposht Alban Hoxhën, vlonjatët në avantazh.

Megjithatë Partiazni nuk pajtohet me disavantazhin dhe hidhet në sulm. Të kuqtë barazojnë në minutën e 73-të me Trashin. Aksion perfekt i të kuqëve, Morini pason për Tafilin i gjendur para zonës, ky i fundit jep një asist perfekt për Trashin që vjen me shpejtëso nga e majta dhe godet menjëherë duke e dërguar topin në rrjetë, barazohet rezultati.

Tashmë bëhet gjithçka edhe më interesante. Partiani kërkon me ngulm golin e fitores, por edhe Flamurtari del rrezikshëm me kundërsulme. Kur gjithçka po i drejtohej fundit vjen edhe momenti që vendos sfidën. Gabim në mbrojtje i Popkhadze dhe Morini i rrëmben topin duke avancuar drejt zonës, aty e pengon Pashaji dhe Meta akordon penallti duke e ndëshkuar me kartonin e dyte te verdhe mbrojtësin. Goditjen e merr përsipër Sukaj që nuk gabon dhe i jep avantazhin Partizanit dhe vulos fitoren e sotme.

Nuk ka më kohë dhe të besuarit e Starovës marrin 3 pikët e para në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve dhe tregojne dhe loje te mire, por serish ajo vjen pas golit te disavantazhit.

Partizani – Flamurtari 2-1
Golat: Trashi 73′, Sukaj 90+5’/ Trapp 56′
Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Bici, Vrapi, Kalari, Fazliu, Batha, Trashi, Mazrekaj, Plaku, Racic; Trajner: Sulejman Starova.
Flamurtari: Halili, Idrizaj, Pashaji, Fushtar, Popkhadze, Trap, Telushi, Greca, Nexhipi, Hoxha, Tskhtsadze; Trajner Stanislav Levi
Gjyqtar: Kridens Meta, Melis Dervishi, Paulin Simoni
Delegat: Lysein Nurishimi
Vëzhgues: Sazan Vekcani
Kartona të verdhë: Vrapi, Mazrekaj / Tshadadze. Telushi, Pashaj
Karton i kuq: Pashaj

Gola
2 - Xhevahir Sukaj
1 - Lorenc Trashi

Asiste
1 - Stevan Racic
1 - Alsid Tafili
1 - Emanuele Morini

http://partizani.net/sq/Futboll_lajme/Category/Futboll_lajme/Partizani-fiton-me-permbysje--merr-fitoren-e-pare

Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi