Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1

Mesazh nga Admin prej 2015-09-01, 20:52

PARTIZANI E NIS SEZONIN ME BARAZIM

31.08.2015 | 14:04
Mbyllet në barazim 1-1 sfida e parë e këtij edicioni të ri të Kategorisë Superiore. Partizani barazon në “Qemal Stafa” në këtë ndeshje hapëse me Lacin. Golit të Celës për Laçin iu përgjigj perla e Xhevahir Sukajt i cili rikthehet me gol në Superiore duke i dhënë një pikë Partizanit që pritshmëritë për këtë sfidë i kishte të tjera. Arbitri ka qene ne qender te vemendjes me dy vendime decizive qe kane kondicionuar drejtperdrejt rezultatin.

Pjesa e parë

Ndeshja fillion me një ritëm të ulët dhe të dyja ekipet përpiqen që në minutat e para të marrin frenat e lojës në zotërim. Partizani fillon të shfaqet më kërkues dhe në minutën e 12-të gjen golin me Morinin i cili shënon pasi merr një pasim Mazrekaj, por loja ndalet pasi ka pozicion të parregullt të sulmuesit italian qe duket ne pozicion te rregullt. Ndeshja më pas nis të luhet sërish në mesfushë dhe ka përplasje të forta mes lojtarëve ku Batha e Kalari janë ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Laçi nuk qëndron i tërhequr dhe mundohet të dalë përpara. Kurbinasit përpiqen me Xhejms i cili ka një mundësi në minutën e 41-të. Sulmuesi del i lirë, por i mbetet topi mbrapa dhe më pas largojnë mbrojtësat e Partizanit. Në fundin e pjesës së parë është Partizani kërcënues. Krosim nga Mazrekaj, Racic godet me kokë, por devijon në goditje kendi Selmani, pranë golit Partizani. Pas këtij episodi vjen edhe vërshëllima e Jorgjit që e mbyll pjesën e parë në barazim 0-0.
Pjesa e dytë

Në pjesën e dytë ritet ritmi i lojës. partizani hedh në fushë Sukajn i cili i jep më shumë gjallëri sulmit të kuq. Megjithatë Laçi gjen golin i pari. Minuta e 55-të, Goditje dënimi përkurbinasit në krahun e majtë, Veliaj kroson drejt zonës dhe Hoxha tenton të kontrollojë topin por i rëshket nga duart dhe aty ndodhet Çela që përfiton dhe e shtyn drejt rrjetës nga nje pozicion i dyshimte. Kurbinasit në avantazh.

Partizani nuk pajtohet dhe barazon 10 minuta më vonë. Raçiç pengohet në afërsi të zonës nga mbrojtësit dhe ka faull. Goditjen e merr përsipër sulmuesi shkodran që godet mjeshtërisht duke realizuar një supergol. Në pjesën e mbetur nuk ka më gola dhe sfida mbyllet 1-1 ku të dyja këto ekipe ndajnë nga 1 pikë.

Partizani – Laçi 1-1
Golat: Sukaj 64′ Çela 55′

Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Bicaj, Krasniqi, Kalari, Batha, Trashi, Fejzullahu, Mazrekaj, Raçiç, Morini. Trajner: Sulejman Starova.
Laçi: Selmani, Gocaj, Buljan, Çela, Sefgjini, Doku, Mustafa, Velijaj, Meto, Mitraj, Xhejms. Trajner: Armando Cungu.
Gjyqtar: Enea Jorgji


Gola
1 - Xhevahir Sukaj

Asiste
1 - Stevan Racic

http://partizani.net/sq/Futboll_lajme/Category/Futboll_lajme/Partizani-e-nis-sezonin-me-barazim

Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi