Partizani.Net - Forum


Join the forum, it's quick and easy

Partizani.Net - Forum
Partizani.Net - Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Volejboll Meshkuj, Partizani fiton derbin kundër Studentit
Hetimet e Etikes I_icon_minitime2022-02-15, 18:50 nga Admin

» 76 Vjet! Partizani feston pervjetorin
Hetimet e Etikes I_icon_minitime2022-02-15, 18:49 nga Admin

» Mjafton Skuka në Korçë, dy gola në 45 minuta
Hetimet e Etikes I_icon_minitime2022-02-15, 18:47 nga Admin

» Java 13: PARTIZANI - Apolonia 1-1
Hetimet e Etikes I_icon_minitime2021-01-19, 15:48 nga Admin

» Java 15: PARTIZANI - Tirana
Hetimet e Etikes I_icon_minitime2021-01-19, 15:47 nga Admin

» Java 14: Skenderbeu - PARTIZANI 1-2
Hetimet e Etikes I_icon_minitime2021-01-19, 15:45 nga Admin

» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
Hetimet e Etikes I_icon_minitime2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
Hetimet e Etikes I_icon_minitime2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
Hetimet e Etikes I_icon_minitime2015-09-25, 15:57 nga Admin

Top posting users this week
No user

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Hetimet e Etikes

Shko poshtë

Hetimet e Etikes Empty Hetimet e Etikes

Mesazh nga Admin 2015-06-02, 21:13

Reagon Krasniqi: Buvali mashtron, nuk kam folur

Mbrojtësit të Partizanit, Gëzim Krasniqi, i ka dalë emri në raportin që klubi i Flamurtarit ka dërguar në Prokurorinë e Vlorës dhe në Komisionin e Etikës, në lidhje me ndeshjen e 4 marsit, që dyshohet si e trukuar.

“Sulmuesit Buval i janë afruar dy lojtarë të Partizanit.Njëri prej tyre ka qenë Krasniqi, ndërsa emri i futbollistit tjetër nuk mbahet mend nga lojtari ynë. Ata i kanë thënë:

‘Mos lëviz shumë se nuk duhet të shënosh, pasi ndeshja është fiksuar për ne’”, kjo është pjesa e raportit ku përmendet emri i Gëzim Krasniqit. Mbrojtësi, që në dy fazat e para ishte pjesë e skuadrës vlonjate, i konsideron të pabaza akuzat, madje për atë gjithçka është qesharake. Krasniqi pohon se sqarimin e tij për këtë çështje e ka dhënë edhe para Komisionit të Etikës, kur është thirrur dhe u vërtetua se thëniet e vlonjatëve kanë qenë sajesa për të mbuluar dështimet e tyre. 25-vjeçari tha se, po të ishte përfolur nga ndonjë lojtar tjetër, edhe mund të dyshohej, por me Bedi Buval ai nuk ka pasur asnjë shans që të merrej vesh.

“Unë nuk di as anglisht dhe frëngjisht, ndërsa Buval nuk di shqip. Më habit fakti se si paskam komunikuar me Buvalin kaq gjatë dhe me terma të komplikuar? Prandaj i marr me sportivitet këto përfolje dhe thashetheme. Duke qenë të mirëpaguar dhe pa asnjë rezultat, kundërshtarët janë mundur të gjejnë mënyra alternative për t’u shfajësuar. Për këtë çështje jam thirrur edhe nga Komisioni i Etikës, para se ata të dilnin me një vendim për ndeshjen e përfolur. Ata më thanë se emri juaj është përmendur nga sulmuesi francez i Flamurtarit. U tregova i gatshëm dhe tregova gjithçka çfarë ndodhi në fushë. Njëkohësisht sqarova ata ashtu siç ju sqarova edhe juve më lart se nuk kam pasur asnjë mundësi komunikimi me Buval, thjesht për mosnjohje gjuhe. Përpos kësaj, nuk zotëroj as gjuhën e komunikimit me shenja që mbase ai sulmuesi mund ta dijë. Pra, gjithçka është sajesë dhe mënyrë justifikimi për kundërshtarët. Pas golit të barazimit nuk kanë munguar edhe momentet e tensionit dhe ndërhyrjet e rënda të kundërshtarëve, kështu kur e panë që u mundën gjetën një justifikim. Besoj se nuk ia vlen që të merremi me këtë histori, pasi e kam sqaruar njëherë edhe tek Etika kur jam thirrur”
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hetimet e Etikes Empty Re: Hetimet e Etikes

Mesazh nga Admin 2015-06-02, 21:18

Çfarë tha Starova pas akuzave të Idrizit

“Partizani nuk ka lidhje me këto ngjarje që zhurmohen nga drejtuesit e Flamurtarit. Deklarata e Idrizit tregon qartë se ai ka punë me të vetët, jo me ne. Prandaj, ai duhet të zgjidhë problemet që ka në familjen e vet sportive. Është hera e dytë që i ndodh në këtë pjesë të dytë të sezonit. Nuk shikoj arsye që Partizani të përfshihet në këtë vorbull, pasi nuk kemi asnjë lidhje. Ne luajtëm fort, saqë nga kjo ndeshje dolëm me dy lojtarë të dëmtuar, Nexhipin dhe Fazliun.Pastaj dyshime ka kudo në botë, madje këtu përfshihen edhe skuadra të mëdha si Real Madridi, Barcelona apo ndonjë tjetër. Këto gjëra është mirë që të argumentohen e të analizohen mirë dhe me qetësinë e duhur para se të trumbetohen. Këto janë thashetheme dhe dyshime, të cilat nuk kanë asnjë të vërtetë brenda. Si mund t’i komentoj këto gjëra të pabaza. Pastaj, të gjithë e dëgjuan prononcimin e trajnerit të Flamurtarit pas ndeshjes. Në vlerësimin e tij teknik që i bëri takimit, i dha meritat Partizanit për fitoren, madje na ka uruar edhe ne si staf teknik pas takimit. Kështu që nuk duhet të merret në konsideratë nervozizmi apo gjaknxehtësia që drejtuesi i Flamurtarit ka me të tijtë. Normal që atij nuk i vjen mirë që skuadra e tij të mundet, pasi ka investuar shumë për të pasur një ekip konkurrues. Prandaj nuk na takon ne që të përfshihemi në punët e brendshme të Flamurtarit. Ne si Partizan jemi të koncentruar në përfundimin me sukses të kësaj pjese delikate ku ka hyrë kampionati. Prandaj, është mirë që të mos e prekni kot Partizanin”, u shpreh Starova.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi