Partizani.Net - Forum


Join the forum, it's quick and easy

Partizani.Net - Forum
Partizani.Net - Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Volejboll Meshkuj, Partizani fiton derbin kundër Studentit
EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  I_icon_minitime2022-02-15, 18:50 nga Admin

» 76 Vjet! Partizani feston pervjetorin
EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  I_icon_minitime2022-02-15, 18:49 nga Admin

» Mjafton Skuka në Korçë, dy gola në 45 minuta
EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  I_icon_minitime2022-02-15, 18:47 nga Admin

» Java 13: PARTIZANI - Apolonia 1-1
EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  I_icon_minitime2021-01-19, 15:48 nga Admin

» Java 15: PARTIZANI - Tirana
EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  I_icon_minitime2021-01-19, 15:47 nga Admin

» Java 14: Skenderbeu - PARTIZANI 1-2
EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  I_icon_minitime2021-01-19, 15:45 nga Admin

» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  I_icon_minitime2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  I_icon_minitime2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  I_icon_minitime2015-09-25, 15:57 nga Admin

Top posting users this week
No user

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

3 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Admin 2015-06-22, 16:53

ndeshja e pare do te luhet ne norvegji ne 2 korrik
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Doni_Guerrils 2015-06-23, 19:46

Ku ka mbet Miri se po presim noj menim nese kemi shans me kalu turin apo jo.

Doni_Guerrils

Numri i postimeve : 19
Join date : 09/04/2015
Age : 40
Location : Pristina

http://www.partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Admin 2015-06-24, 16:18

MARIENLYST STADION, TIFOZET E PARTIZANIT ULEN NE K3

24.06.2015 | 16:12

Partizani do te luaj ndeshjen e pare te raundit te pare te Europa League ne date 2 korrik, ora 19:00 ne Marienlyst Stadion ne Drammen te Norvegjise. Per ata qe jetojne ne Norvegji, biletat kane dale ne shitje qe en date 23 qershor, por deri tani jane vetem per tifozet vendas qe kane abonim sezonal. Duke filluar nga data 26 qershor, shitja e biletave do te jete e lire.

Ne kontaktuam me klubin norvegjez per te marre me shume informacion rreth biletave per tifozet e Partizanit qe do te jene te pranishem ne Marienlyst Stadion. Nga infomacionet e marra, tifozet e Partizanit do te ulen ne tribunen pas portes K3, qe eshte gjysma e tribunes K. Edhe ata tifoze te tjere shqiptare qe mund te kene blere bileta ne tribuna te tjera, do te akomodohen ne te njejten tribune.

Biletat mund te blihen ne internet ketu, ose prane pikave te shitjes prane stadiumit. Cmimi per tribunen K3 eshte 200 krone.

http://partizani.net/sq/Futboll_lajme/Category/Futboll_lajme/Marienlyst-Stadion--tifozet-e-Partizani-ulen-ne-K3
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Admin 2015-06-24, 16:20

1-2 dhe 2-2 dalin te dyja neshjet

ne fb

???
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Admin 2015-06-24, 16:23

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Admin 2015-06-24, 16:24

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  638X386712406_marienlyst-stadion

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Admin 2015-06-24, 16:40

STAROVA: KUNDËRSHTARI I FORTË, POR DUAM KUALIFIKIMIN

24.06.2015 | 16:30

Pas miqësores me Renovën, e cila u mbyll në barazim 2-2, trajneri Sulejman Starova pohoi se Partizani nuk pati fat në short, por ka bindje se ekipi do të jetë gati për Europë.

Tani njihni emrin e kundërshtarit në Europë. Si është gjendja e Partizanit para sfidës së parë me norvegjezët e Stromsgodset?

Kundërshtarin e Ligës së Europës nuk e njohim mirë, por do ta njohim edhe më mirë në të ardhmen. Na ka rënë një nga kundërshtarët më të fortë, nga tre që ishin. Kanë avantazhin se janë në mesin e kampionatit, por kjo nuk i ndryshon objektivat tona që të arrijmë kualifikimin. Na ka shërbyer kjo periudhë e shkurtër stërvitore, por edhe dy ndeshjet miqësore me Renovën. Duhet të riparojmë disa gjëra të vogla te skuadra, por në përgjithësi jam i kënaqur nga mënyra e lojës së ekipit. Pra, duhet të riparojmë disa gjëra të vogla dhe të bëhemi gati për këtë betejë.

Ndaj Renovës, ekipi pati disa mundësi shënimi. Ju shqetëson fakti se Partizani vijon të vuajë problemin e së shkuarës, shpërdorimin e shpeshtë të rasteve para portës kundërshtare?

Nuk mbetet problem finalizimi, pasi s’e kemi filluar akoma garën. Nuk ka gjë të trashëguar, është vetëm fillimi. Këto janë avantazhet që ka kundërshtari dhe shpresojmë t’i rregullojmë, pasi me dhjetë seanca stërvitore nuk mund të përmirësojmë shumë. Shpresoj që në ditët në vijim do të bëjmë edhe më mirë, pasi do të ulim ngarkesën stërvitore, e cila ka qenë maksimale. Pra, pas kësaj miqë- soreje, përgatitjet vijojnë si ndeshje kampionati me ngarkesë më të ulët, kështu që gjithçka do të shkojë në rrugën e duhur dhe lojtarët do të kenë kohë që të mos i humbin golat ashtu.

Mund të na thotë diçka trajneri Starova për sulmuesin italian që ka ardhur në provë. Ka ndonjë vendim rreth tij?

Ne i kemi dyert e hapura dhe gjatë gjithë vitit do të provojmë futbollistë. Kush na pëlqen, do ta mbajmë; kush nuk na pëlqen, do ta largojmë.

Pas Renovës keni planifikuar ndonjë miqësore tjetër?

Miqësore mund të luajmë me veten tonë ose me të rinjtë. Ndeshja e parë e Europës vjen shumë shpejt, kështu që nuk kemi shumë kohë.

http://partizani.net/sq/Futboll_lajme/Category/Futboll_lajme/Starova--Kund%C3%ABrshtari-i-fort%C3%AB--por-duam-kualifikimin
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Miri dem i kuq 2015-06-24, 17:29

sinqerish nuk doja asnje ekip nordik ne short,,per te vemten arsye ne jemi ne pushimet e veres dhe kto ne mesin e kapmjonatit,,nejse shorti eshte short.
Strømsgodse ose Godset sic i thojn tifozat (ps sa per dijeni tifozat e tyre quhen UNIONEN ose BASHKIMI ne shqip),,kte sezon nuk e filloi mire ndrun dhe trajnerin,,po tani sikur e kan mare veten,kane bere disa fitore dhe jan ne vendin e 7 jo shume larg te 2,,ate synojn te marrin vendin e 2-3,,,ekipi eshte pothuajse ai qe ishte sezonet e tjera me disa ndryshime te vogla pra grupi eshte po ai,,,kan mar i dor tmir paraesh kur shiten Martin tek Reali,tjetren llogarite vete.Tgjitha kto jane pozitove per Godse,plus qe do luhen ne Drammen.
Ne jemi me pushime dhe vetem 2 miqsore kemi bo,,forma e jone me te tyren ,,??
neshja,shoncet,,ca me thon,zemra ma do te kualifikohemi,po si veshtir me duket,
At dite do doja nje ekip super nga porta e deri ke sulmi,mesfushe dhe nje organizator perfekt,,,
Sula o mjeshter per katenacon,at dite do e tregoj sa vle,,me kundrasulm nqse Plaku,Racic jane perfekt 1 gol so cudi qe bohet,,uroj qe Nexhipi ti tregoje Sules per Kovac,,plus qe mesfusha,siodmos Batha,Trashi, a ku di un kush do luj tjene super,,ne dublime e markime,,Bicit,Krasniqit,Ibrahimit Vrapit i uroj suksese po do kene shume pun at dite ashtu si dhe Bani ne porte.

Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Doni_Guerrils 2015-06-25, 17:28

Na fute icik friken po me mire te dijme cfare te presim se keshtu e perballojme edhe me lehte zhgenjimin Smile

Miro besoj se do jesh ne stadium kete ndeshje? Nese po sdo ishte keq te futesh ne kontakt ne cunat qe do vijne nga tirana per ti keshillu noj gje per organizim sa me te mire ne stadium.

Doni_Guerrils

Numri i postimeve : 19
Join date : 09/04/2015
Age : 40
Location : Pristina

http://www.partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Miri dem i kuq 2015-06-25, 18:20

PO po do iki,biletat i preva,cdo gjo mrregull,bluzja,shalli i kom bo gati,,,per momentin nuk e di prganizim e UG,,di vetem kte nga kontakti qe pata me zyren e informasjonit te Godses,personja e zyres per shtyp me tha qe te gjitha detajet ne lidhje me ndeshjen,tifozat,cmimin,akomodimin ne stadjum, ja kane nisur klubit te Partizanit,a do boj klubi ndonje organizim,a do e boj UG sinqerisht se di,kurse per neve qe jemi knej,ne rast se kemi ble bilete ne sektore te ndryshem te stadjumit do na cojn ne tribunen K3,,(pothujse e njejte me rastin e Kombetares kur erdhen e lujten ne Oslo,,,sigurisht kishte dhe tifoza shqiptar qe ishin ulur ne cdo cep te stadjumit,po shumicen e cun mas porte,faktikisht tifozat kuq e zi kishin bo nje organizim perfekt at dite)
Nuk eshte puna per frike po realitet,jane,jane ne mes te kampjonatit,grupin e kan,formen e kan arrit,sigurisht kane dhe ato dobesite e veta,psh,mbrojtjen nuk eshte se e kan kushedi se cfare,dmth ke munci ti depertosh e ti shenosh,sa per mesfushen dhe sulmin po, si sistem loje e ndryshojn sipas ndeshjes,por dhe lojes qe luhet,,,per kuriozitet do i shof kte te shtune, do luajn kundra Stabækut ne kampjonat,shpresoj qe ndonje zyrtar i klubit a Sula vete tvi ti shofi,,,prandaj thashe dhe e theksoj,,at dite mbrojtja,mesfusha do kene shume pune,e mira do ishte qe mbrojtja te fillonte nga Racic e Plaku,krahet duhet te funksjonojn e dublojn njeri tjetrin,i bi me vrapu sa para e mrapa,mesfusha po ashtu te mbeshtesi mbrojtjen po dhe sulmin,,,per mbrojtjen e tyre di te them kte qe ne rast se Plaku eshte ne forme,funksionon me Racic,nje Nexhip e Mazrekaj fantastik,1 gol e nxjerrim pa frike.
megjithate gjithcka varet nga formacjoni qe do nxjerri ne fushe Sul Starova.

Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Admin 2015-06-26, 14:56

ishalla i kemi ne form sulmusat se neper miqsore vetem hum rast ky, hum rast ai kam lexuar
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Admin 2015-06-26, 16:13

KUSH ESHTE KUNDERSHTARI I PARTIZANIT, STROMSGODSET?

26.06.2015 | 16:12

Partizani do te luaj ndeshjen e pare te raundit te pare te Europa League ne date 2 korrik ne Norvegji dhe kundershtari eshte Stromsgodset, nje emer jo shume i degjuar per shqiptaret.

Stromsgodset, ose Godset sic njihet nga tifozet, eshte nje skuader e krijuar 108 vite me pare qe i luan ndeshjet ne stadiumin Marienlyst me nje kapacitet prej 9,000 vendesh. Ata kane fituar dy here kampionatin norvegjez, se fundi ne 2013. Gjithashtu kane fituar edhe pese here Kupen e Norvegjise. Eshte nje skuader nga Drammen, qe ka nje popullsi prej 63 mije banoresh.

Ne Europe nuk kane bere paraqitje shume te mira. Vetem dy here kane arritur te kalojne nje raund, ne 10 pjesemarrje. Ne 1998 kane eleminuar Hapoel Tel Aviv ne raundin e dyte te Kupes Uefa dhe ne 2013 kane eleminuar Debreceni VSC, perseri ne raundin e dyte te Europa League. Fitorja e tyre me e thelle ka ardhur ndaj Debreceni 3-0, ndersa humbja me e madhe ndaj Liverpool ne 1974, me rezultatin 11-0.  
Kane nje tifozeri te zjarrte qe quhen Unionen, ose Bashkimi ne shqip.

Sezonin e kaluar Stromsgodset u rendit ne vend te katert. Kete sezon e filluan keq dhe madje nderruan edhe trajnerin ne fillim, por ne javet e fundit kane gjetur formen. Tani renditen ne vend te shtate ne Eliteserien pas tre fitoresh rresht. Synojne te arrijne vendin e dyte ose te trete, dhe kane nje grup te konsoliduar qe luan bashke prej vitesh, me ndonje ndryshim te vogel cdo sezon.

Jane nje skuader qe kane nje akademi te mire dhe u besojne lojtareve te rinj ne moshe, duke i gershetuar keta me disa lojtar me eksperience.

Ne janar Stromsgodset ishte nje emer qe permendej cdo dite ne merkato kur super talenti 16-vjecar i kesaj skuadre Martin Ødegaard, kerkohej nga klubet me te medha ne bote. Ai shkoi te Real Madrid me nje rroge prej 150 mije euro ne jave, ndersa Stromsgodset mori 4 milion euro per transferten. Edhe nje kampionatin aktual, golashenuesi me i mire eshte nje tjeter lojtari i ri ne moshe, Iver Fossum, 18 vjec, qe ka shenuar 5 gola ne 13 ndeshje. Por skuadra ka dhe lojtare me eksperience si mesfushori 35-vjecar Storflor, sulmuesi 32-vjecar Sorum, portieri 35-vjecar Pettersen, apo sulmuesi tjeter Kovacs qe eshte 37 vjec.

Skuadra ka kryesisht lojtare norvegjeze,  por nuk mungojne dhe te huajt si ganezet Abu (ka luajtur me pare te Lorient ne France) e Adjei-Boateng, algjeriani Hanin, belgu Ogunjimi dhe hungarezi Kovacs. Te Stromsgodset luan edhe sulmuesi shqiptar i lindur ne Norvegji, Flamur Kastrati. Me pare ai ka lujatur te Aue ne Gjermani.

Stromsgodset kishte nje mesatare prej 6700 tifozesh per ndeshje sezonin e kaluar. Partizani kishte rreth 4300 tifoze per ndeshje.

http://partizani.net/sq/Futboll_lajme/Category/Futboll_lajme/Kush-eshte-kundershtari-i-Partizanit--Stromsgodset-
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Admin 2015-06-26, 16:45

PARTIZANI MBAREKOMBETAR, VETEM NJE I HUAJ NE LISTEN E EUROPA LEAGUE

26.06.2015 | 16:27

Trajneri Sulejman Starova zbardh listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese të turit të parë të Ligës së Europës. “Bobi” e ka bërë këtë gjë përmes zyrtarizimit të emrave të dërguar në UEFA, sikurse e do rregulli. Emrat janë të ditur, sepse gjenden në stërvitje me “demat” prej më shumë se dy javësh, ndërkohë që bie në sy Fabio Hasa. 18-vjeçari vjen nga ekipet e të rinjve të këtij klubi, ashtu si edhe Jurgen Bardhi.

Ka një ndryshim mes tyre, sepse ky i fundit ka qenë pjesë e ekipit të parë edhe sezonin e shkuar, madje ish-trajneri Shpëtim Duro e aktivizoi në disa ndeshje. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ndonjë lapsus, apo është diçka e qëllimtë, sepse në listën zyrtare të publikuar nga UEFA, trajner i Partizanit figuron Genc Tomori. Mbase vetë Starova e ka bërë me qëllim këtë, për t’u prezantuar si drejtor i përgjithshëm, si drejtor teknik apo diçka tjetër, role që i mban me shumicë, të deleguara nga presidenti Gaz Demi.

Në listë bie në sy vetëm një futbollist i huaj, sulmuesi serb, Stevan Raçiç. Pjesa tjetër është shqiptare, brenda kufijve shtetërorë dhe jashtë tyre, si Kosovë, Lugina e Preshevës e Maqedoni. Pra, kemi të bëjmë me një Partizan kombëtar, “etnik”, në kuptimin e koordinatave gjeografike që ka. Nëse u referohesh emrave, konstaton të larguar edhe Bunjamin Shabanin, lojtarin që sezonin e kaluar erdhi me ftesë të Shpëtim Duros. Ai nuk është pjesë e të kuqve për këtë tur të Ligës së Europës.

Partizani do ta luajë ndeshjen e parë të këtij turi në stadiumin “Marienlyst”, qyteti Dramen i Norvegjisë, më 2 korrik, ora 19:00. Pra, Stromsgodset është pritës në kualifikuesen e parë, ndërsa kthimi do të zhvillohet një javë më pas në “Qemal Stafa”. Të kuqtë mungojnë në kompeticionet europiane prej 7 vitesh, ndaj do të synojnë ta thonë si duhet fjalën e vet edhe përtej kufijve. (telesport.al)

1 Dashamir Xhika Shqipëri
12 Alban Hoxha Shqipëri
35 Fabio Gjonikaj Shqipëri
4 Arbnor Fejzullahu Lugina e Preshevës
5 Gezim Krasniqi Kosovë
15 Ditmar Bicaj Shqipëri
22 Labinot Ibrahimi Kosovë
44 Endrit Vrapi Shqipëri
99 Renaldo Kalari Shqipëri
6 Fabio Hasa Shqipëri
8 Arsid Tafili Shqipëri
10 Idriz Batha Shqipëri
11 Nderim Nexhipi Maqedoni
14 Mentor Mazrekaj Kosovë
18 Jurgen Bardhi Shqipëri
19 Lorenc Trashi Shqipëri
21 Asion Daja Shqipëri
70 Dorian Bylykbashi Shqipëri
88 Emiliano Vila Shqipëri
7 Astrit Fazliu Kosovë
9 Sebino Plaku Shqipëri
178 Stevan Račić Serbi
30 Jurgen Vatnikaj Shqipëri
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Miri dem i kuq 2015-06-27, 17:58

Doni_Guerrils shkruajti:Na fute icik friken po me mire te dijme cfare te presim se keshtu e perballojme edhe me lehte zhgenjimin Smile

Miro besoj se do jesh ne stadium kete ndeshje? Nese po sdo ishte keq te futesh ne kontakt ne cunat qe do vijne nga tirana per ti keshillu noj gje per organizim sa me te mire ne stadium.


Dono me qe mpyte per organizimin,,duke qene se UG nuk vje dot per faktin kohe e shkurter dhe shtrejt,,organizimi i neshjes kundra Godses po meret persiper nga tifozat knej,Norvegji,Suedi,plani eshte qe te mblidhemi 2-3 ore para neshjes me bo pak atmosfere dhe te futemi ne stadjum te gjithe bashke me flamurin shqiptar, me bluzen e kuqe,organizimi do jete i njejte si me komtaren kur lujti ktu,,pra at dite do jemi tjgithe bashke me mos i lon cunat vetem nstadjum me mir se kaq sbohet.

PARTIZONI gjithmone prane do na kete kudo qe tluj :-)

Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Miri dem i kuq 2015-06-27, 21:04

po ndjek takimin Stabæk-Godse filloi ora 20.00 pj1 2-0 per Stabæk,,uroj qe Sula & Co kan ardh me e ndjek takimin ose ju ka kriju muncia me e pa neshjen,,kto 45 min te pj1,sinqerisht me ca kom pa shoncet per ti bo gol jon tmdhoja,,mrojtjen e kon bloze,depertimet nga krahet ose qendra i her ca me thon,,Stabæk bo si tket qef,,do zoti modh kto tonet Plaku,Racic,Mazrekaj,Nexhipi jon fantastik at dite se goli mund tvonoj po do dali,,dhe tgjujn nporte,,,nga krahu tjeter mesfusha dhe sulmi kane kriju shume probleme per Stabæk,,sulmojn jo me 1-3 vete por me 6-7 lojtar,,dhe ktu e them me bindje te plote Sula qe cilesohet si mjeshter i katenacos,,ti japi porosi mesfushes,mrojtjes qe menjeher kur thyhet sulmi i Godses ta pasojn topin se e kap bllof mrojtjen e Godses 2-3 veta,,pra shoncet jan.si sistem loje e fillun 4-3-3,mbrohen 1-4-5-1,,,tshof pj2 si do lujn dhe ca do ndryshoj,..golat i pari korne mrojtja se largo topin si duhet ke 16-cja gju lojtari stabæk gol,,goli 2 erdhi si pasoj e thyrjes se sulmit nga mesfusha e Stabækut top i gjate mrapa shpines se mrojtjes dhe sulmusi pa veshtirsi 2-0.
E perseris ishalla kto drejtusit tone kan munci me pa neshjen qe ti gjejn pikat e dobta.

Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Miri dem i kuq 2015-06-27, 22:13

pj2 Godse e fillo 1-4-1-4-1 mrena 3 min shenoi 2 gola,,fantastike mesfusha dhe sulmi,, volum loje dhe perdorim teknik e taktik i topit,,si zakonish ja dhjeu mrojtja,goli 3 faji mrojtjes,biles dhe komentatori bashke me ish trajneri komtares norvegjeze Drillo,e theksuan qe pjesa me e dobet e Godses eshte mbrojtja.Mas golit 3 skema e Godses u kthy ne 1-4-4-2..Neshja 3-2 per Stabæk.8 min e funit Godse i lujti me 10 lojtar Abu me tkuqe,po prap sulmonin.

si permledhje me kte qe pashe sot,,Partizoni po lujti i mobilizum,zbato detyrat qe do i japi Sula,dublojn,markojn arrijn ti kalojn me sukses presionin e minutave te para,lujn me zemer e shpirt dhe jan efektiv ne kunrasulm,ka shonce.Meshtetja nga ne at dite ska me i mungu.

Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Admin 2015-07-01, 15:02

ishalla miro na dhe cik shpres me kte Smile
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Admin 2015-07-01, 15:04

Klubi i Stromgodset: Ndeshja nuk transmetohet

Në një njoftim në faqen zyrtare te klubit të Stromgodset, bëhet me dije se ndeshja e parë e Ligës së Europës ndaj Partizanit nuk do të transmetohet nga asnjë platformë televizive dhe nga asnjë kanal në ueb. “Skuadra jonë do të luajë ndaj Partizanit të enjten në orën 19:00 në “Marienlyst Stadion” ndeshjen e parë të Ligës së Europës, ndaj Partizanit. Asnjë prej TV apo Ëeb TV nuk do ta transmetojë këtë takim dhe zgjidhja e vetme për ta ndjekur ndeshjen është në shkallët e stadiumit. Fundja futbolli është i bukur kur e sheh në stadium dhe mendojmë se kjo është zgjidhja më e mirë. Biletat mund t’i siguroni nepërmjet adresave tona. Ndërkohë shpresojmë që tifozët tanë më të mirë të jenë në mbështetje të ekipit, ashtu siç kanë bërë në ndeshjet e kampionatit, për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit, përpara takimit që do të luajmë në Tiranë një javë më pas”, shkruhet në njoftimin e klubi
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Admin 2015-07-01, 19:04

#Partizani ka luajtur 6 ndeshje eleminatore kunder skuadrave nordike. Kane qene gjithnje kunder skuadrave suedeze ndersa ne 2 korrik luan per here te pare ndaj nje skuadre norvegjeze.

Partizani eshte kualifikuar nje here kunder Åtvidabergs FF ndersa eshte eleminuar nga IFK Norrkoping dhe Malmö FF.

Rekordi kunder skuadrave nordike eshte 1 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje me golavarazh 4-5.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Miri dem i kuq 2015-07-02, 08:44

erdhi dita erdhi ora forca Partizon..

mvje keq qe asnje mut kanali ktu apo web nuk do e japi neshjen sot,arsyet nuk i di,megjithate do perpiqem tju sjell info,besoj qe te gjithe do bejme te njejten gje.

FORCA PARTIZONI

Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Miri dem i kuq 2015-07-02, 08:48

Admin shkruajti:ishalla miro na dhe cik shpres me kte Smile


shpresa vdes e funit Smile

Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Miri dem i kuq 2015-07-03, 15:03

koment i shkurte per neshjen dje,humbjen ja faturoj Sules jo lojtarve,formacjoni jasht Mazrekaj,dhe Nexhipi Rolling Eyes,mrojtja panik total,mesfusha pa organizator te mirfillt,vetem shkatrusa.,,cfare do presesh.
Kualifikimi arrihet vetem ne rast se luhet sic u luajt pj2 ktu,me nje ekip agresiv,kontroll mesfushe,dhe depertime nga krahet,Sula duhet ta kete te qarte se Nexhipi ne mesfushe,Mazrekaj ne krah duhet te jene ne fushen e lojes.

Tifozave ju bej thirje te jene te shumte ne stadjum per te mbeshtetur Partizonin.

Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Doni_Guerrils 2015-07-05, 15:51

nuk e kuptoj kete staroven. ky ose ka noj plan a marreveshje te garantuar me Demin se perndryshe nuk mund ta kuptoj si dikush qe edhe ashtu nuk eshte i perlqyer nga tifozat, te beje pikerisht ato gjera qe e irritojne edhe me teper kete tifozeri.

Doni_Guerrils

Numri i postimeve : 19
Join date : 09/04/2015
Age : 40
Location : Pristina

http://www.partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Miri dem i kuq 2015-07-05, 19:45

Doni_Guerrils shkruajti:nuk e kuptoj kete staroven. ky ose ka noj plan a marreveshje te garantuar me Demin se perndryshe nuk mund ta kuptoj si dikush qe edhe ashtu nuk eshte i perlqyer nga tifozat, te beje pikerisht ato gjera qe e irritojne edhe me teper kete tifozeri.


sbesoj se ka marrveshje,,lenia ne stol e Mazrekes dhe Nexhipit jane me teper ceshtje tekniko taktike te lojes,Sa per dijeni Strømsgodse fitoi sot kundra Vikingut me rezultatin 4-1 dhe me 10 lojtar,,e pashe neshjen dhe pothujse Viking lujti isoj si ne,kshu qe te gjith ata qe flasin pse e la nstol ,pse se futi nloje tmyllin gojen,mos folin si kodra mas bregut,,ku e pane neshjen ato kush e dha live kush tv,ku e pane se si lujtem ne ktu,po sikur goli 3 te mos jepej,ose goli 2 te ishte sinjalizuar aspajt ng anesori,ose min 85 duel shpejtsie midis Viles dhe mrojcit norvegjez Vila me i shpejt topi ke Racic gol,anesori e ka ngrit flamurin per apsajtm ?? ,te gjithe ktyne personave dua ti them se Partizoni ka pas shortin mo tveshtire nga tgjitha ekipet e tjera,kemi lujt perballe nje ekipi qe eshte ne mesin e kampjonatit,ne forme te mire fizike e alteltike,lojtare teknik e kualitet.

sa per dijeni,goli nuk ishte faji portjerit por mbrojtjes,deri ne min 21 Albani na shpetoi nga 3 gola te sigurt,biles demtoi dhe gjurin,nderrim i detyruar,e theksoj Dash Xhika boni nje loj tmire dhe na shpetoi nga gola dhe ai,,goli 2 dhe i 3,per ne nstadjum goli 2 ishte apsajt lojtari norvegjez ishte pak para se qendrat tona,megjithate Dashi boni tveten e devijoi topin,kurse goli 3 topi as e kaloi vijen fatale i her,dhurate nga albitri.

Tashi pse e la ne stol kte apo ate ajde e diskutojm,por Mazrekaj nuk eshte lojtare mbrojtes,e Nexhipi fantazist,,duke ditur qe Godse sulmon me 6-7 veta bojini llogarit dhe shifeni si dalim,mbrojtja,ne kshu me mefushe te mbipopulluar dhe ata prape se prape arrinin te depertonin ne mbrojtjen tone.

Kualifikimi,i veshtire por jo i pamundur,ne rast se ekipi luan sic luajti pj2 ktu dhe jan agresiv 2 golshi mund te arrihet.Mos harrojm se Godse do luj me kundrasulm pasi kjo i leverdis.Ne sulm do doja si Fazlliun ashtu dhe Plakun bashke me Racic,mesfusha Bathen,Trashin,Mazrekajn,Nexhipin,mbrojtja Hoxha,Bicaj,Kalari,Vrapi,Ibrahimin.

Raste golash ktu kishim por nuk ishfrytezuam si duhet,shpresoj te jemi me te perpikte ne Tirane,,Tifozave doja ti them qe sa me te shumte ne stadjum per te mbeshtetur Partizonin.








Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Doni_Guerrils 2015-07-05, 21:32

Falmenderit per shpjegimin Miro. Dakord jam me keto qe thua per ndeshjen me norvegjezet. Po ky do me i heq fare nga skuadra. Jo se i besoj shume ca thuhet ne sporte ekspres, po nese i heq fare nga skuadra dy lojtare qe ne pozitat e tyre jane nder me te miret ne superlige une nuk e kuptoj. personalisht do jem ne stadium per kete ndeshje thjesht per te shiju atmosferen pasi mendoj se kualifkimi eshte histori e mbyllur.

Doni_Guerrils

Numri i postimeve : 19
Join date : 09/04/2015
Age : 40
Location : Pristina

http://www.partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani  Empty Re: EL Raundi 1: Stromsgodset - Partizani

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi