Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Ndreu konfirmon bisedimet për stolin e Partizanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ndreu konfirmon bisedimet për stolin e Partizanit

Mesazh nga Admin prej 2015-06-01, 17:48

Aktualisht Drejtor Teknik te skuadra e Laçit, Ramadan Ndreu është një nga emrat e përfolur për të marrë drejtimin e Partizanit në fillimin e sezonit të ardhshëm futbollistik. Ai do të zëvendësojë trajnerin e dorëhequr, Shpëtim Duron që ktheu të kuqtë pas shtatë viteve në arenën ndërkombëtare. Lajmi se Ndreu është një nga alternativat për të qenë në krye të stolit të të kuqve, pas ndeshjeve të Europës duhet thënë se është pritur me habi në ambientin e kuq, pasi ai nuk ishte përmendur asnjëherë më parë. Gjithsesi sipas burimeve të rezervuara të “Sport Ekspres”, mësohet se më herët ka pasur një takim mes Ndreut dhe presidentit Demi, pas mbylljes së kampionatit dhe është rënë në parim dakord, që ai të jetë në krye të të kuqve për sezonin e ardhshëm. Ish-trajneri i Kastriotit është një emër i njohur në kampionatin shqiptar, ndërkohë që ende nuk është vendosur përfundimisht nëse do të marrë drejtimin e 15-herë kampionëve të vendit.

I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, Ndreu ka konfirmuar në një farë mënyre bisedimet me presidentin Demi, duke u shprehur: “Në dy ditët e ardhshme do të kem një takim dhe do të vendosim nëse do të bashkëpunojmë apo”, ka thënë ai shkurt, duke bërë me dije se gjithçka do të vendoset brenda ditës së martë. Duke qenë se aktualisht është në një pozicion drejtues te skuadra e Laçit, Ndreu nuk ka dashur të komentojë shumë në lidhje më këtë çështje, duke ia lënë gjithçka kohës. Por, edhe nëse mes presidentit Demi dhe trajnerit Ndreu do të arrihet një marrëveshje që ky i fundit të jetë i pari i stolit të kuq, lëvizjet do të bëhen pas ndeshjeve të Ligës së Europës. Kjo pasi për këtë kompeticion të kuqtë do të drejtohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Sulejman Starova. Ky i fundit ka marrë përsipër përgjegjësinë për të drejtuar Partizanin në këtë kompeticion evropian. I kontaktuar pak ditë më parë nga “Sport Ekspres”, Starova ka dribluar në lidhje me pyetjen nëse do të vazhdonte të ishte trajner i të kuqve edhe në sezonin e ardhshëm, duke u shprehur thjesht se do të dilte në pension te kjo skuadër.

avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi