Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Trevisa, një bjonde me zemër “të kuqe”: Për Partizanin, s’më ndal kush!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Trevisa, një bjonde me zemër “të kuqe”: Për Partizanin, s’më ndal kush!

Mesazh nga Admin prej 2015-04-27, 17:51

Eshtë ende gjimnaziste, por tribunat i frekuenton po aq sa edhe bankat e shkollës… Pjestare e Ultras Guerrils: “Shoqet që kisha me Tiranën, i ktheva me Partizanin… Ja çmenduria që kam bërë vetëm për të ndjekur ekipin”

Imagjinoni sikur të jeni një femër dhe adoleshente, e cila duhet të përballet shpeshherë me trazirat në tribunën e një stadiumi, të bëjë tifo dhe të ngjiret sa herë që luan skuadra e zemrës. Por, sidomos që të lërë çdo gjë tjetër për të mos humbur ndeshjen e Partizanit… Përpara disa vitesh, kjo do të quhej “utopi”, ndërsa sot është “normale”. Rasti në fjalë është i Trevisës, që ndryshe nga shumë bashkëmoshatare, në vend që të bëjë diçka tjetër, në fudjavë, programon 2 orë për Partizanin. Ja rrëfimi i saj për “Sport Ekspres”:

– Kohët e fundit janë rritur shumë tifozët femra në stadiumet shqiptare dhe sidomos me ekipet e kryeqytetit. Si lindi pasioni yt me Partizanin?

– Kam nisur që të shkoj në stadium që në moshën 3-vjeçare e shoqëruar nga im atë dhe aty lindi dashuria dhe pasioni për Partizanin, edhe pse me kalimin e kohës sigurisht kuptova më shumë gjëra kjo edhe për shkak se isha e vogël

– Sigurisht që në atë moshë që po thoni, pra 3-vjeç, s’mund të dalloje njërën apo tjetrën skuadër, por ndoshta ka qenë ndikimi i yt ati ai që bëri që të zgjidhje ngjyrat e kuqe..

– Normalisht. Duke u rritur nisa të dashuroja më shumë dhe të ndieja pasionin për këtë skuadër, duke njohur edhe historikun

– Cila ishte hera e parq që je ndjerë “vërtet” tifoze e Partizanit në stadium?

– Atëherë, me saktësi s’mund ta them, por u ndjeva kur nisa të ndiqja rregullisht ndeshjet në Kategorinë e Parë… Duke filluar nga viti 2012 kur Partizani po i afrohej Superligës

– T’i je një gjimnaziste dhe ke shumë impenjime sa i përket shkollës e mësimeve. Sa e vështirë është që të gjesh edhe kohën për Partizanin?

– Normalisht që shkolla ka kohën dhe hapësirat e saj, por për të parë ndeshjet e Partizanit nuk më ndalon dot asnjë lloj impenjimi.

– Pra, ka ndodhur që të lësh edhe orët e mësimit për të ndjekur një ndeshje në mesjavë dhe në orar dreke?

– Normal që po, kam bërë çmos që të jem në stadium për të mbështetur ekipin e zemrës.

– Ndeshja që të ka emocionuar më shumë?

– Dy derbet e fituara, por sidomos i dyti, ku vinim nga disa rezultate jo të mira dhe përsëri arritëm një fitore që na rikthehu shpresat për titull. Megjithatë, derbet kanë qenë magjike.

– Një nga transfertat më të mëdha të kampionatit ishte ajo në Korçë. Sa e zhgënjyer ishe dhe a udhëtove me tifozët?

– Fatkeqësisht nuk udhëtova dot për në Korçë, pasi kisha një problem familjar, por e ndoqa nga tv dhe vuajtja ashtu si të gjithë. Nuk e kuptoj si pësuam pesë gola në atë ndeshje. Humbje e rëndë dhe që ndikoi në humorin tim gjatë gjithë javës

– Një kuriozitet apo anekdotë e lidhur me Partizanin?

– Në jetën e përditshme, sa herë që Partizani ka ndeshjen, atë ditë, zgjimi është me këngët e skuadrës dhe për më tepër në celular, tek zilja e zgjimit është ajo melodi që më ëmbëlson të çuarën nga krevati, që dihet se sa problematike është për të gjithë (qesh)

– Çmenduria që ke bërë ndonjëherë për Partizanin?

– Vjet kur ika në derbin e dytë fshehurazi, pasi babi ishte në punë dhe nuk më linte të shkoja vetëm… Zakonisht shkoj me babin, por kur ai nuk ka mundësi shkoj me kushërinjtë, apo vetëm

– Lojtari i preferuar tek të kuqtë?

– Nderim Nexhipi, që dallon pak më shumë se të tjerët, por të gjithë janë të mirë.

– Mos e keni fjalën ngaqë shënon ndaj Tiranës vazhdimisht?

– Jo, jo, jo vetëm për atë, por ngaqë ka edhe shumë vizion loje.

– Ke ndonjë shoqe me Tiranën dhe sa shpesh grindesh?

– Ato që kisha, i ktheva me Partizanin… Por, më ka mbetur edhe një tjetër person për të kthyer

– Cili?

– Halla ime, që është me Tiranën dhe grindemi shumë…
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trevisa, një bjonde me zemër “të kuqe”: Për Partizanin, s’më ndal kush!

Mesazh nga Admin prej 2015-04-27, 17:51

avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trevisa, një bjonde me zemër “të kuqe”: Për Partizanin, s’më ndal kush!

Mesazh nga Doni_Guerrils prej 2015-04-27, 20:17

Me sa pashe e kemi edhe anetare te forumit

Doni_Guerrils

Numri i postimeve : 19
Join date : 09/04/2015
Age : 33
Location : Pristina

Shiko profilin e anëtarit http://www.partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trevisa, një bjonde me zemër “të kuqe”: Për Partizanin, s’më ndal kush!

Mesazh nga Admin prej 2015-04-27, 21:02

sapo u regjistrua kur postuam lajmin. Miresevjen Trevisa
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trevisa, një bjonde me zemër “të kuqe”: Për Partizanin, s’më ndal kush!

Mesazh nga trevisa tufa prej 2015-04-28, 15:58

Faleminderit!!!

trevisa tufa

Numri i postimeve : 1
Join date : 27/04/2015

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trevisa, një bjonde me zemër “të kuqe”: Për Partizanin, s’më ndal kush!

Mesazh nga Doni_Guerrils prej 2015-04-28, 21:24

Si anetare e forumit trevisa e ka per detyre ta popullarizoje pak forumin se ngelem 2-3 postues ketu

Doni_Guerrils

Numri i postimeve : 19
Join date : 09/04/2015
Age : 33
Location : Pristina

Shiko profilin e anëtarit http://www.partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trevisa, një bjonde me zemër “të kuqe”: Për Partizanin, s’më ndal kush!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi