Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Ibrahimi: Europën s’e diskutojmë, kemi shpresa për titull

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ibrahimi: Europën s’e diskutojmë, kemi shpresa për titull

Mesazh nga Admin prej 2015-04-22, 15:03

Dy rezultatet e fundit ishin zhgënjyese për Partizanin, i cili tashmë e sheh veten 6 pikë larg kreut dhe pesë javë para përfundimit të kampionatit shanset për titull janë të pakta. Humbja 5-2 në Korçë me Skënderbeun dhe barazimi 1-1 në “Qemal Stafa” me Kukësin e zbritën skuadrën e kuqe në vend të katërt dhe realisht tashmë synohet pjesëmarrja në Ligën e Europës. Megjithatë, duke qenë se matematika i mban në lojë “demat”, ata do të provojnë deri në fund për të marrë kreun. Kjo konfirmohet nga mbrojtësi Labinot Ibrahimi, i cili doli dje në konferencë për shtyp për të folur për synimet që kanë të kuqtë deri në mbylle të sezonit dhe për sfidën e radhës me Teutën në “Niko Dovana”.

-Me rezultatet e dy ndeshjeve të fundit, humbjen në transfertë me Skënderbeun dhe barazimin në “Qemal Stafa” me Kukësin, çështja e titullit tashmë konsiderohet e mbyllur për Partizanin. Mendoni se skuadra do të vazhdojë të jetë e përqendruar në pesë ndeshjet e mbetura, në mënyrë që të paktën të sigurojë Europën?

– Përderisa matematika na mban ende në lojë për titullin, ne nuk do t’i shuajmë shpresat. Besoj se ekipi do të japë maksimumin në këto ndeshje të mbetura. Lufta jonë do të vazhdojë deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi për asnjë arsye. Na duhet përqendrim maksimal, pasi një hap fals do të na komprometonte edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Ka ende shumë pikë në garë dhe nuk duhet të tolerojmë në takimet e mbetura.

- Pas barazimit me Kukësin trajneri Shpëtim Duro dukej si i dorëzuar, ku

deklaroi se titulli është larg dhe Partizani do të kërkojë një vend në Europë…

– Ndoshta mund të quhet edhe dorëzim, por e thashë se përderisa të na lejojë matematika ne do të vijojmë ta synojmë titullin. Ndërsa kam besim të plotë se ekipi do ta sigurojë pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

- Si e shikoni transfertën e radhës me Teutën në Durrës?

– Do të jetë një transfertë e vështirë, pasi Teuta ka në përbërë djem të rinj. Ata nuk kanë se çfarë të humbasin. Ndërsa për Partizanin do të jetë një sfidë mjaft e vështirë, por kam besim te shokët e ekipit, stafi, drejtuesit, si dhe me forcën mbështetëse të tifozëve do t’ia dalim me sukses. Bashkërisht do të dalim me një tripikësh nga Durrësi.

- Në ndeshjen me Kukësin çfarë nuk shkoi si duhet te ekipi juaj?

– Nuk di çfarë të them për këtë gjë, pasi nuk jam kompetent që të gjej atë që nuk shkoi.

- Për rastin e pretenduar për penallti nga Kukësi mund të na e sqaroni. Patët apo jo kontakt me Yll Hoxhën?

– Në asnjë mënyrë nuk e kam shkelur Hoxhën, madje ishte ai që më shkeli mua në këmbë dhe ai stimuloi më pas duke rënë në fushë. Unë isha para atij në ndjekje të topit dhe ai vjen nga prapa dhe prek këmbën time dhe më pas rashë në fushë, ndërsa Hoxha vijoi me stimulimin. Këtë gjë mund ta vërtetoni nëse rastin e shikoni me pamje të ngadalësuara.

- Ndaj Kukësit si ekip jeni parë pak nervoz. Mos ndoshta e ndjeni shumë presionin në fund të sezonit dhe kjo mund të jetë edhe një arsye në mosmarrjen e rezultateve pozitive?

– Ndoshta mund të jetë edhe kjo, pasi e dinim rëndësinë e ndeshjes. Mbase edhe kjo na nervozoi disi, por nuk kemi çfarë të bëjmë më tani, ka ikur ai takim. Duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës dhe të ruajmë përqendrimin deri në fund, për të arritur të paktën Europën.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ibrahimi: Europën s’e diskutojmë, kemi shpresa për titull

Mesazh nga Miri dem i kuq prej 2015-04-24, 14:33

ehh mer Lab sikur gjysma atyne lojtarve kte fund kampjonati tkishte shpirtin,zemren tate sa mir do ishte.

Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi