Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Bene “komplot”, Etika perjashton Muskajn dhe dy te tjere

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bene “komplot”, Etika perjashton Muskajn dhe dy te tjere

Mesazh nga Admin prej 2015-04-21, 16:56

Etika me grusht te rende. Kete here, ne saje te tolerimeve sportive, apo trukime nese do te quhen me kete gjuhe, Komisioni i Etikes i mbledhur sot, ka vendosur te perjashtoje per 6 muaj tre futbolliste te Kategorise Superiore. Behet fjale per Muskajn e Partizanit, i implikuar ne sfiden e Kupes, Laci-Partizani, per Ilion Liken ne sfiden Partizani-Flamurtari dhe per Ganiol Kaculin po ne ndeshjen qe Elbasani ka zhvilluar ndaj Partrizanit. Klubet kane mundesi te bejne apelim.

Komisioni i Etikes prane Federates Shqiptare te Futbollit, i mbledhur sot me date 21 Prill 2015 pasi u njoh nga materialet e paraqitura nga Sekretariati Teknik dhe pasi diskutoi ceshtjet ne teresi arriti ne perfundim:

1.Lojtari i KF “Partizani”, Arben Muskaj, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjes KF “Laci “- FK “Partizani” te dates 18.02.2015,ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 68/1 te KDS.
2.Lojtari i KF “Flamurtari”, Ilion Lika, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjeve FK “Partizani” – KS “Flamurtari” te dates 04.03.2015 dhe KS “Kukesi “- KS “Flamurtari” te dates 16.03.2015, ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 68/1 te KDS.
3.Lojtari i KF “Elbasani”, Ganiol Kaculi, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjes FK “Partizani “- KF “Elbasani” te dates 16.03.2015,ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 68/1 te KDS.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bene “komplot”, Etika perjashton Muskajn dhe dy te tjere

Mesazh nga Admin prej 2015-04-22, 15:13

Reagon Partizani: Dënimi për Muskaj, absurd!

Pas dënimit të futbollistit të Partizanit, Arben Muskaj nga Komisioni i Etikës me gjatë muaj pezullim, ka ardhur edhe reagimi i skuadrës së Partizanit. Futbollisti dyshohet se ka toleruar në ndeshjen e kupës ndaj Laçit e cila u fitua 3-0 nga kurbinasit ndaj dhe është ndëshkuar.

Zëdhënsi për shtyp i klubit të kuq, Olsi Ranxhi ka deklaruar për “Panorama Sport se ky është një dënim absurd dhe do të apelohet nga ana e Partizanit. “Klubi i Partizanit nuk është aspak dakord me vendimin dhe është i vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje duke apeluar kështu vendimin e Etikës.

Komisioni Etikës nuk ka kërkuar asnjëherë nga Arben Muskaj që të dëshmojë lidhur me këtë çështje, ndaj vendimi krejtësisht i papritur dhe i paparalajmëruar është absurd”, tha Olsi Ranxhi.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bene “komplot”, Etika perjashton Muskajn dhe dy te tjere

Mesazh nga Miri dem i kuq prej 2015-04-24, 14:41

me ne fund fajtori u gjet,,,"bravo" skan pik turpi skan,FSHF leshi.

Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bene “komplot”, Etika perjashton Muskajn dhe dy te tjere

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi