Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Serbi - Shqiperi shkon ne KAS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Serbi - Shqiperi shkon ne KAS

Mesazh nga Admin prej 2015-04-16, 15:31


Cana në Lozanë: Presim vetëm 3 pikët nga KAS, nuk i trembemi asnjë kundërshtari

“Zhgënjimi më i madh është që vetë UEFA, e cila është organi kryesor i futbollit europian dhe organizuesi i këtyre garave e i këtij kompeticioni, nuk ka mbajtur vlerat që ajo i promovon çdo ditë. Është e vërtetë që Federata ruse ka më shumë fuqi brenda organeve ndërkombëtare.

Fatkeqësisht pesha e Shqipërisë nuk është në këto nivele, megjithatë kombëtarja shqiptare po rritet çdo ditë e më shumë dhe kjo bën që Shqipëria të dëgjohet më shumë. Dy ngjarjet që kanë ndodhur janë absolutisht të pakrahasueshme.


Ne kemi të drejtë të kërkojmë 3-pikëshin që na takon, ndërsa në aspektin sportiv ne e kemi një pikë të fituar në fushën e lojës dhe kjo është realitet. Unë nuk besoj të merret një vendim tjetër, megjithatë Shqipëria është e aftë të përballet me çdo lloj kundërshtari”
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Serbi - Shqiperi shkon ne KAS

Mesazh nga Admin prej 2015-04-16, 15:31

Trupi gjykues në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të dëgjojë palën serbe sot për ankimimin që ka bërë në lidhje me incidentet në Beograd. Nesër është radha e palës shqiptare, ku do të dëgjohen presidenti i FSHF-së Duka, trajneri De Biazi, kapiteni Cana dhe avokati italian Antonio Rigoci
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Serbi - Shqiperi shkon ne KAS

Mesazh nga Admin prej 2015-04-16, 15:33

avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Serbi - Shqiperi shkon ne KAS

Mesazh nga Admin prej 2015-04-20, 17:43

Duka zbardh seancën e Lozanës: Meritojmë 3 pikët, Platini s’është fajtor, na ka ndihmuar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka deklaroi se pas seancës gjyqësore që u mbajt pak ditë më parë në Lozanë të Zvicrës, pala shqiptare është optimiste për një rezultat pozitiv.

Duka tha se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka një autoritet që njihet në mbarë botën dhe një vendim ndryshe nga dy shkallët e gjykuara më parë, pritet të merret para qershorit. Edhe pse ka ende kohë për të parë vendimin e plotë të zbardhur nga KAS, Duka tha se një gjë është e sigurt, që ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të përsëritet.

“Çdo vendim mund të ndodhi, por përsëritje ndeshjes nuk ka. Madje as ndarja e fajit në dyshë. Fajin e ka njëra palë. Nëse Serbia është përgjegjëse, këtë e vërteton edhe dënimi… nuk e ndërpremë ne lojën, e ndërpreu albitri edhe nga vetë dëshmia e tij kjo rezulton… Ne duhet ta fitojmë, duhet ta fitojë futbolli dhe duhet të dënohen huliganët”,-deklaroi Duka mbrëmjen e së dielës në emisionin “Ora Skaner” në “Ora News”.

Duke folur për seancën gjyqësore që u zhvillua në Lozanë, Duka tha se fillimisht nga pala shqiptare dëshmoi kapiteni i skuadrës, Cana dhe më pas trajneri Xhani De Biasi e mbrojtësit ligjorë.

Për UEFA-n dhe Platininë

Në intervistën e tij televizive, Duka tha se gishti nuk duhet të drejtohet nga President i UEFA-së, Mishel Platini për vendimin e marrë në dy shkallët e para. Sipas Dukës, kreu i UEFA-s ka ndihmuar Shqipërinë në shumë projekte sportive. “Presidenti i UEFA-s e ka bërë mirë punën e tij. Shumë mendojnë se ai është fajtor, por raportet institucionale me presidentin, duhet të janë të mira. Ne mund të kujtojmë shumë gjëra të mira që futbolli shqiptar ka nga UEFA, qoftë edhe nën drejtimin e Mishel Platini. Kemi bërë projekte më shumë se fqinjët tanë, edhe nga Serbia dhe ne duhet të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira”,-deklaroi Duka. Ndërkaq, në dy vendimet e para të gjykuara në shkallët e UEFA-s, Shqipërisë i është dhënë humbje në tavolinë ndaj Serbisë në rezultatin 3-0 dhe FSHF-ja është gjobitur në shumë e 100 mijë eurove. Po të njëjtën gjobë mori edhe federata serbe e futbollit, ndërkohë që tri pikët e marra ndaj Shqipërisë, iu hoqën për organizim të dobët të ndeshjes. Gjithashtu, skuadra serbe u dënua që dy ndeshje t’i zhvillojë pa praninë e tifozëve.

Kampionati

I pyetur nga gazetari Gerti Çarçani, nëse ky është kampionati më i bukur qysh kur ai ka marrë presidencën, Duka u përgjigj: “E bukura është subjektive, ky është një kampionat me garë të ndezur, me më shumë interes për sportdashësit, me në shumë interes në shoqërinë shqiptare. Fakti që, katër skuadra rivalizojnë për titullin e ka bërë më interesant garën. Tirana ka një histori të madhe; Partizani është rikthyer pas aventurës në kategoritë inferiore; Kukësi është një skuadër e re në Superligë, por që ka konkurruar me dinjitet; Skënderbeu është mbajtës i trofeut dhe ka bërë sezonet e fundit kampionat të shkëlqyer. Uroj që të shkojnë kështu deri në fund. Sa më shumë të jenë afër njërit-tjetri, aq më shumë emocione do të ketë. Nëse do të ishin sa më afër javën e fundit, aq më mirë do të ishte. E rëndësishme është që gara të shkojë mirë dhe të na dhurojë emocione deri ditën e fundit. Është e vërtetë që ka ndeshje të bukura, kjo dhe për arsye të formulës. Nëse do t’i vija një notë kampionatit, do të ishte diku te 8-ta. Nuk është se skuadra më e mirë do të dalë detyrimisht kampion, ndonjëherë e humbet për një shtyllë apo për një penallti që e merr kundërshtari”.

Batuta e presidentëve

Në lidhje me batutën e presidentit të Skënderbeut se i kam thënë Dukës se rruga për në Korçë tani është bërë më e mirë, Duka tha: “Autostrada e Kombit është më e mirë se rruga e Korçës. Gjithsesi, Skënderbeu është një ekip i mirë, jo pa meritë është atje. Diferencat janë të vogla, nuk dihet se çfarë ofrojnë javët e fundit. Gjithsesi, kush do që të jetë nga këta të katër kampion, e meriton. Nuk është çudi që edhe Partizani të dalë kampion. Kampionati është i gjithi për t’u luajtur”. Duka dha edhe një vlerësim për Laçin: “Ka qenë një skuadër e mirë e viteve të fundit, pavarësisht paragjykimeve që është një ekip i një qyteti të vogël. Ka bërë futboll të mira, ka luajtur në kupat e Europës. Meriton përgëzime!” Duka tha se ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë presidentët e Kategorisë Superiore dhe se vazhdimisht është në kontakt me ta.

Gabimet e gjyqtarëve

“Nuk besoj se, niveli i arbitrave me futbollin nuk ka diskordancë madhe, ato ecin paralelisht. Kemi investuar që ky faktor i rëndësishëm i lojës t’i përgjigjet garave në të gjitha kategorinë. Në dy vitet fundit kemi katërfishuar shpërblimin e gjyqtarëve. Gjyqtarët kanë njkë administratë më vete, bëjnë kualifikime. Gabime njerëzore siç bëjnë futbollistët do të bëjnë dhe gjyqtarët. Urojmë që të këtë sa më pak gabime njerëzore dhe aspak gabime të qëllimshme. Jam i bindur se, gjyqtarët nuk e vendosin dot kampionatin”.

Dhuna dhe trukimet

I pyetur në lidhje me faktin që ky kampionat ka më pak dhunë dhe për dyshimet për trukime, Duka tha: “Masat e marra kanë qenë konkrete dhe do të jenë më konkrete. Ka pasur dënime për lojtarët. Komisioni i Etikës duhet të marrë përgjegjësi dhe ta minimizojë çështjen e dyshimeve dhe nëse nuk mundet ta eliminojë fenomenin”.

Të ardhurat nga UEFA

Të ardhurat nga UEFA priten të jenë më mëdha për klubet shqiptare. Presidenti Duka tha: “Çdo vit janë shtuar të ardhurat. Besoj se klubet shqiptare vitin e ardhshëm do të marrin më shumë të ardhura, jo vetëm ato që do të marrin pjesë në Europë. Klubet do të marrin më shumë të ardhura nga menaxhimi i të drejtave. Nuk mund të them një shifër, por dua të konfirmoj se në përqindje më shumë. Skemat e shpërndarjes së të ardhurave janë të njohura në Europë. Mendoj që të ardhurat të ndahen në mënyrë të përafërt, pasi klubet nuk kanë diferenca të mëdha midis tyre”.

Krijimi i ligës profesioniste

Jemi në kohë për të krijuar Ligën. Niveli organizativ është më i mirë. Forma juridike është përcaktuar. Të menaxhojnë gjëra që mund të menaxhojnë të ardhurat, do ta shesin vetë të drejtën televizive, hapësirat publicitare. Mund të jetë më mirë. Federata do të japë asistencën e nevojshme. Jam i mendimit se është më mirë që të drejtat të menaxhohen bashkë dhe jo nga individualisht. Liga mund të përfaqësohet edhe në të gjitha komisionet, si të gjyqtarët, disiplinës, apelit, dhomës së zgjidhjeve të konflikteve. Besoj se, së shpejti do të organizohet një tryezë. FSHF-ja do të ndajë një buxhet për t’ia lënë Ligës për ta menaxhuar”.

Më mirë se fqinjët

Presidenti Duka tha se, niveli i kampionatit shqiptar ka nivel më të lartë se të paktën fqinjët tanë. “Kampionati është më i bukur se Maqedonia, Mali i Zi. Kampionati grek ka dy-tre klube serioze, ndërkohë që klubet e tjera kanë probleme pa fund”.

Lojtarët e huaj

“Aktualisht, në kategorinë superiore lejohen katër të huaj. Kjo do të jetë dhe vitin e ardhshëm. Nuk e pengojnë të huajt zhvillimin e futbollit tonë”.

Stadiumi i ri në Tiranë

Në lidhje me ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet, Duka tha: “Kemi vështirësi financiare. Financat e Federatës janë të limituara. Të ardhurat tona janë nga donacionet FIFA dhe UEFA. Kemi investuar në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të bashkëinvestojmë në “Loro Boriçi”. Jemi do kërkuar një formulë financimi për të investuar në “Qemal Stafa”. Stadiumi i ri do të ndërtohet në të njëjtën vend”.

Rikonstruksioni i “Loro Boriç-it”

“Është në përfundim projekti, pritet të fillojë se shpejt. Preventivi paraprak nuk ka dalë akoma. Kemi rënë në parim me Qeverinë shqiptare që investimi do të jetë i përbashkët. Koha deri në tetor është shumë e ngushtë, por Kryeministri ka dhënë një premtim që ndeshja kundër Serbisë do të luhet në Shkodër, por unë besoj se do t’ia arrijmë. Unë dua që sportdashësve shkodranë t’u jepet një vepër e bukur. Do të më pëlqente të luhej në Shkodër, atje kemi mundur edhe Rusinë.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Serbi - Shqiperi shkon ne KAS

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi