Partizani.Net - Forum


Join the forum, it's quick and easy

Partizani.Net - Forum
Partizani.Net - Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Volejboll Meshkuj, Partizani fiton derbin kundër Studentit
Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 I_icon_minitime2022-02-15, 18:50 nga Admin

» 76 Vjet! Partizani feston pervjetorin
Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 I_icon_minitime2022-02-15, 18:49 nga Admin

» Mjafton Skuka në Korçë, dy gola në 45 minuta
Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 I_icon_minitime2022-02-15, 18:47 nga Admin

» Java 13: PARTIZANI - Apolonia 1-1
Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 I_icon_minitime2021-01-19, 15:48 nga Admin

» Java 15: PARTIZANI - Tirana
Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 I_icon_minitime2021-01-19, 15:47 nga Admin

» Java 14: Skenderbeu - PARTIZANI 1-2
Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 I_icon_minitime2021-01-19, 15:45 nga Admin

» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 I_icon_minitime2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 I_icon_minitime2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 I_icon_minitime2015-09-25, 15:57 nga Admin

Top posting users this week
No user

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1

Shko poshtë

Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 Empty Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1

Mesazh nga Admin 2015-04-14, 17:08

Partizani - Kukesi, te shtunen, ora 17:00

Ekipi ka nevoj per mbeshtetje. Pas humbjes se djeshme te gjithe jemi te merzitur por duhet te shpresojme deri ne fund. Kjo ndeshje do vendosi gjithcka do vazhdojme garen per titullin kampion apo do i themi "mireupafshim".

TE GJITHE NE QEMAL STAFA !!!
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 Empty Re: Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1

Mesazh nga Admin 2015-04-20, 17:41

Mazrekaj përplaset me tifozët, i kërkuan llogari lojtarit pas ndeshjes me Kukësin

Që Partizani nuk është i qetë në këtë fundsezoni s’do shumë sqarime, pasi flet vetë situata e krijuar në kampin e kuq. Tensioni më i fundit u regjistrua të shtunën pas ndeshjes me Kukësin, ku disa tifozë debatuan në distancë me mesfushorin Mentor Mazrekaj.

26-vjeçari ishte i vetmi që u zëvendësua në këtë ndeshje nga trajneri Shpëtim Duro. Të shtunën pritej që Partizani të mposhtte Kukësin dhe të vijonte betejën për fitimin e titullit kampion.

Pas humbjes turpëruese në Korçë, “demat” nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 me Kukësin. Ky rezultat i ka venitur shpresat e kryeqytetasve për titull. Si zakonisht pas çdo ndeshje që luhet në kryeqytet, një grup ultrasish dhe adhuruesish të Partizanit afrohen te porta e stadiumit për të përshëndetur lojtarët…
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 Empty Re: Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1

Mesazh nga Admin 2015-04-20, 18:23

Java 31: Partizani - Kukesi 1-1 (Video)

20.04.2015

Kryendeshja e javës së 31-të të Kategor isë Superiore, Partizani-Kukësi, është mbyllur pa fitues. Gjithçka mbyllet në barazim 1-1 dhe protagonistë janë dy golashënuesit më të mirë të kampionatit. Raçiç shënon golin e tetë në gjashtë ndeshje radhazi, por barazohet nga Pejiç në pjesën e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë rezultat Partizani , edhe pse jo matematikisht, esht larguar nga gara per titullin kampion, pasi tani distanca me Skënderbeun e vendit të parë ka shkuar në 6 pikë. Pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Duro pohoi se të kuqtë luftuan për titull, tani do të kërkojnë Europën.

Pjesa e parë

Të dy ekipet vinin në këtë takim me synimin që të mos humbisnin, gjë e cila u pa nga dyluftimet e shumta në mesfushë. Si Partizani dhe Kukësi mundohet të gjejnë hapësirat e duhura te kundërshtari dhe në minutën e 14-të është një rast i dyshimtë, ku kuksianët pretendojnë për penallti, por gjyqtari Jemini vijon lojën, e cila sa vjen dhe acarohet. Në minutën e 25-të Partizani gjen golin me të përhershmin Stevan Raçiç, që përfiton nga gabimi i portierit moldav të Kukësit dhe shenon per here te 14-te kete sezon. Pas golit, të besuarit e trajnerit Duro administrojnë lojën, ndërsa kuksianët kanë humbur qetësinë dhe rrezikshmërinë. 45 minutat e para mbyllen 1-0 për Partizanin.

Pjesa e dytë

Të dy trajnerët e nisën lojën duke u besuar të njëjtët lojtarëve, ndonëse trajneri Duro nxori në nxehmje Fazliun që në minutën e 15-të. Kuksianët e nisin më vrullshëm pjesën e dytë dhe, duke mos pasur se çfarë të humbasin, janë më kërkues, por pa harrur fazën mbrojtëse. Qendra e mesfushës duket sikur funksionon më mirë për miqtë, ndërsa Partizani mundohet të rrezikojë nga krahët, por mungon saktësia në pasim.

Të dy ekipet rastet për shënim i kanë nga goditjet standarde. Në minutën e 72-të, gjyqtari Jemini akordon penallti për Kukësin dhe Cuculi merr kartonin e dytë të verdhë, kështu që e lë ekipin me 10 veta. Ka protesta në fushë pasi mbrojtesi largon topin me ndrhyrjen e tij, por vendimi nuk ndryshon dhe dy minuta më pas Pero Pejiç barazon shifrat nga pika e bardhë. Trajneri Shpëtim Duro kryen vetëm një zëvendësim në këtë takim, ndërsa Shaqiri i konsumon të tria alternativat.

Partizani eshte nen presion en fund pasi luan me nje lojtar me pak, por ruan barazimin 1-1.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 Empty Re: Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1

Mesazh nga Admin 2015-04-22, 18:26

Të kuqtë si Bajerni i Mynihut… ka një çështje mjekësh

Imitohet Bajerni në rastin e Cuculit, mjekët e kuq i kishin thënë Duros: “Është për lojë”. Te Partizani duket se ka një çështje mjekësh, ndërsa situata është e atillë si me Bajernin, atje ku pas humbjes me Porton në Ligën e Kampioneve stafi mjekësor u akuzua se nuk kishte rikuperuar në kohë lojtarët e dëmtuar. Por tek Partizani situata ndryshon, sepse nuk ka pasur dorëheqje të kryemjekut, ndërsa Guardiola mori të gjitha përgjegjësitë e humbjes.

Në klubin e kuq një çështje në lidhje me mjekët sapo është hapur dhe ka të bëjë me Cuculin. Të kuqtë e përfunduan takimin e javës së 31-të me Kukësin me 10 lojtarë, pasi mbrojtësi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në rastin e ndërhyrjes në 11-metërshin e Pejiçit. Në minutën e 50-të të takimit Cuculi u dëmtua gjatë një kontakti në dyluftimin me Lushtakun. Në ndihmë të tij shkoi stafi mjekësor dhe 27-vjeçari qëndroi disa minuta jashtë fushës për t’u futur më pas sërish në lojë.

Por në ndërhyrjen e parë që bëri shkaktoi 11-metërshin që ngriu buzëqeshjen e të kuqve. A ishte Cuculi në gjendje për të vazhduar lojën, apo duhej të zëvendësohej? Përgjigja e trajnerit Duro ka një adresim të qartë. “Unë mora informacion nga mjekët për Cuculin dhe më thanë që nuk ka problem, kështu që futbollisti mbeti në lojë”.Te Partizani ka një çështje, e ngjashme me atë të Bajernit. Ndërsa Duros ndërkohë i duhet t’i bëjë llogaritë për ndeshjen e radhës me Teutën pa Cuculin, jo vetëm të dëmtuar, por dhe të ndëshkuar me karton të kuq.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1 Empty Re: Java 31: PARTIZANI - Kukesi 1-1

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi