Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Hoxha: Ja si do të shpallemi kampionë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hoxha: Ja si do të shpallemi kampionë

Mesazh nga Admin prej 2015-04-10, 21:55

Portieri Alban Hoxha në daljen e djeshme para mediave pohoi se Partizani po e pret me qetësi transfertën e Korçës. Sipas tij, dy ndeshjet e radhës me Skënderbeun dhe Kukësin, janë vendimtare dhe në rast se fitojnë “demat” janë kampionë të padiskutueshëm. Sipas Hoxhës, Partizani do të largohet me një rezultat pozitiv nga Korça.

“E dimë vështirësinë që ka kjo transfertë. Po e presim me qetësi dhe të bindur se do të dalim me një rezultat pozitiv nga Korça. Pozitiv është fakti se ata vijnë nga dy humbje radhazi, kampionat dhe kupë. Një situatë e tillë ndikon në psikologjinë e ekipit. Për ne është avantazh fakti jo vetëm se korçarët kanë pë- suar dy humbje, por edhe që kanë luajtur në mesjavë dhe duhet ta shfrytëzojmë një fakt të tillë në favorin tonë.

Dihet që fusha e Korçës është e vështirë jo vetëm për Partizanin, por për çdo skuadër të kampionatit shqiptar. Edhe kur është luajtur ndeshja e fazës së dytë që ishte e para në këtë sezon, për ne në transfertë me Skënderbeun, ekipi nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike. Këtë radhë gjërat kanë ndryshuar, pasi kemi një ecuri të mirë dhe të shohim të hënën se si do të zhvillohen ngjarjet. Nuk i trembem asnjë lojtari kundërshtar. Mjafton që në këtë ndeshje të jetë mirë grupi.

Nëse mbrojtja dhe sulmi do të jenë në ditën e tyre, besoj se gjithçka do të shkojë siç duhet”, u shpreh së pari Hoxha. Të hënën luajnë përballë njëra-tjetrës dy mbrojtjet më të mira të kampionatit dhe dy portierët e Kombëtares. “Gardiani” i të kuqve është i bindur në triumfin e Partizanit. “Në këtë sfidë, natyrisht që Partizanin e shikoj triumfues, pasi nuk ka kuptim të shoh ekip tjetër. E thashë që në këtë ndeshje do të ndahet gjithç- ka sa i përket objektivit titull dhe duhet të presim deri të hënën.

Barazimi nuk është dështim, por tripikëshi na nevojitet shumë. Barazimi është një rezultat i pranueshëm. Kemi shanse të mëdha të dalim kampionë, pasi i jemi afruar shumë me pikë kryesuesve, që janë Kukësi dhe Skënderbeu. Për mendimin tim, çdo gjë sa i takon titullit do të ndahet në dy ndeshjet e radhës dhe nëse ne fitojmë ndaj Skënderbeut dhe Kukësit, mund të them se me 99% jemi kampionë të këtij sezoni”, u shpreh portieri Alban Hoxha, i cili ka konfirmuar se për kalimin e tij te Kievo, vendos presidenti i të kuqve.

avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi