Partizani.Net - Forum
Tema Fundit
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin

» Kupa 2015/16
2015-09-02, 22:20 nga Admin

» Jurgen Vatnikaj
2015-09-01, 21:00 nga Admin

» Java 02: PARTIZANI - Flamurtari 2-1
2015-09-01, 20:53 nga Admin

» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
2015-09-01, 20:52 nga Admin

» Lista e Lojr=tareve te Federuar
2015-09-01, 20:51 nga Admin

» Miqesore: Laci - Partizani
2015-08-24, 10:58 nga Miri dem i kuq

Top posting users this week

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Përplasjet e të mëdhave, sezoni mbetet një rebus

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Përplasjet e të mëdhave, sezoni mbetet një rebus

Mesazh nga Admin prej 2015-04-09, 14:57

Rezultatet e ndeshjeve të para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë konfirmuan edhe një herë se ky sezon, ofron një rivalitet të jazhtëzakonshëm në të dy kompeticionet madhore të futbollit shqiptar. Ndoshta kjo ishte edhe meritë e shortit të Kupës, që vuri përballë skuadra me objektiva të njëjta, duke shmangur çdo lloj kompromisi qoftë të heshtur mes 5 skuadrave që kryesojnë Superligën. Fitorja 1-0 e Kukësit, madje edhe në mungesë të tifozëve, e nxeh edhe më shumë duelin e kreut, që shpeshhere i ka kapërcyer kornizat sportive me akuza dhe ngacmime mediatike mes dy presidentëve Ardian Takaj dhe Safet Gjici. Në javën e 32-të, vetëm pak ditë pasi të jetë përcaktuar cifti finalist i Kupës, Kukësi dhe Skënderbeu do të përplasen sërish në “Zeqir Ymeri”, ndoshta për një duel që mund të vendosë edhe fatin e titullit kampion. Mirëpo më parë korçarët duhet të kalojnë një tjetër provë të rëndësishme në kampionat, teksa do të presin Partizanin në kuadër të javës së 30-të.

Barazimi i Laçit me Tiranën në “Qemal Stafa” konfirmoi edhe një herë se skuadra kurbinase mbetet “mazja e zezë” për bardheblutë në këtë sezon. Në katër përballjet e deritanishme formacioni i Armando Cungut ka triumfuar dy herë, 2-0 dhe 3-0, ndërsa dy sfida të tjera kanë përfunduar në barazim pa gola. Një dominim neto i Laçit, që ka shënuar 5 dhe nuk ka pësuar asnjë gol në përplasjet me formacionin e Gugash Maganit. Por rivaliteti mes Laçit dhe Tiranës, sikurse në rastin e Kukësi – Skënderbeu, shtrihet edhe në kampionat. Diferenca mes tyre është vetëm 4 pikë, ndërkohë që përveç sfidës së kthimit të Kupës, në program është edhe përballja e fazës së katërt, në kuadër të javës së 32. Kalendari i javës 30, që luhet të Dielën dhe të Hënën, favorizon Tiranën, që do të presë në “Qemal Stafa” Vllazninë, ndërsa katër skuadrat rivale të bardheblube do të përplasen me njëra-tjetrën.

Kukësi do të presë në “Zeqir Ymeri” Laçin, ndërsa Skënderbeu luan në Korçë me Partizanit. Ky kampionat nuk të jep mundësi të mendosh përtej ndeshjes së radhës.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 219
Join date : 07/04/2015

Shiko profilin e anëtarit http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi