Partizani.Net - Forum


Join the forum, it's quick and easy

Partizani.Net - Forum
Partizani.Net - Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Volejboll Meshkuj, Partizani fiton derbin kundër Studentit
Ardian Çuçuli I_icon_minitime2022-02-15, 18:50 nga Admin

» 76 Vjet! Partizani feston pervjetorin
Ardian Çuçuli I_icon_minitime2022-02-15, 18:49 nga Admin

» Mjafton Skuka në Korçë, dy gola në 45 minuta
Ardian Çuçuli I_icon_minitime2022-02-15, 18:47 nga Admin

» Java 13: PARTIZANI - Apolonia 1-1
Ardian Çuçuli I_icon_minitime2021-01-19, 15:48 nga Admin

» Java 15: PARTIZANI - Tirana
Ardian Çuçuli I_icon_minitime2021-01-19, 15:47 nga Admin

» Java 14: Skenderbeu - PARTIZANI 1-2
Ardian Çuçuli I_icon_minitime2021-01-19, 15:45 nga Admin

» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
Ardian Çuçuli I_icon_minitime2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
Ardian Çuçuli I_icon_minitime2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
Ardian Çuçuli I_icon_minitime2015-09-25, 15:57 nga Admin

Top posting users this week
No user

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Ardian Çuçuli

Shko poshtë

Ardian Çuçuli Empty Ardian Çuçuli

Mesazh nga Admin 2015-04-07, 19:00

Pozicioni: Mbrojtes
Datelindja: 19.07.1987
Vendlindja: Kërçovë
Gjatesia: 188cm

Karriera:
2014/15 - Partizani
2013/14 - Shkëndija
2012/13 - Shkëndija
2011/12 - Shkëndija
2010/11 - Shkëndija
2009/10 - Milano
2008/09 - Pobeda
2007/08 - Shkëndija
2006/07 - Vllazrimi
2005/06 - Vllazrimi

Ekipet kombetare
Maqedonia - 6 ndeshje, 0 gola
Maqedonia U19 - 2 ndeshje, 0 gola
Maqedonia U17 - 8 ndeshje, 0 gola
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ardian Çuçuli Empty Re: Ardian Çuçuli

Mesazh nga Admin 2015-06-02, 14:28

CUCULI TREGON ARSYET: JA PSE U LARGOVA NGA PARTIZANI
02.06.2015 | 14:25

Ka qëndruar vetëm një sezon te skuadra e Partizanit, megjithatë Ardian Cuculi është kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë të Kategorisë Superiore. 27-vjeçari që është kontingjent edhe i Kombëtares së Maqedonisë, ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e Duros, megjithatë me përfundimin e sezonit ka vendosur të largohet. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Cuculi tregon se rikthimi në Maqedoni ka ardhur për arsye personale.

-Ardian mund të na thuash diçka rreth largimit nga skuadra e Partizanit?

-Duke nisur nga dita e sotme (djeshme), unë nuk jam më pjesë e skuadrës së Partizanit. Pak ditë më parë kam pasur një bisedë me presidentin Gazmend Demi dhe i kam treguar që më duhet të largohem nga Tirana dhe nga ekipi. Ai më ka mirëkuptuar për vendimin që unë kisha mira. Janë disa gjëra në jetë që janë më të vlefshme se sporti.

-Ditët e fundit janë shtuar zërat për një interesim në drejtimin tuaj nga skuadra e Flamurtarit. Keni pasur ndonjë kontakt me vlonjatët?

-Nuk e di ndoshta ata mund të kenë menduar diçka, por unë nuk jam takuar me asnjë përfaqësues të skuadrës së Flamurtarit dhe nuk do ta bëja në vazhdim, pasi nëse do të qëndroja në Shqipëri, Partizanin nuk do e ndërroja me asnjë klub tjetër.

-Ju vjen keq që jeni larguar nga skuadra pikërisht pas sigurimit të një vend në Ligën e Europës?

-Natyrisht që më vjen shumë keq, por gjërat kanë shkuar në një drejtim të atillë, që mua më duhej të bëja këtë zgjedhje. Partizanit i uroj shumë suksese në ndeshjet që do të luajë në Ligën e Europës dhe duke nisur nga dita e sotme, ka një tifozë më shumë.

-Ka ndikuar në vendimin tuaj për tu larguar, fakti që trajneri Duro nuk do të ishte më në drejtimin e këtij ekipi?

-Absolutisht jo, pasi unë nuk e dija që trajneri Duro ishte larguar nga skuadra. Largimi im është një gjë e cila nuk ka lidhje me trajnerin Duro, pasi ne jemi profesionistë dhe nuk kemi ndikim në vendimet që merr njëri apo tjetri, pavarësisht bashkëpunimit që kemi pasur.

-Flitet se pas largimit nga të kuqtë do të riktheheni te Shkëndija. Ka diçka të vërtetë në këto zëra?

-Po është e vërtetë dhe mund të them se jam në përfundim të bisedave me skuadrën e Shkëndijës, megjithatë për momentin nuk ka asgjë zyrtare. Gjithsesi unë në Maqedoni nuk mund të luajë për asnjë ekip tjetër.

-Keni kaluar një sezon Partizanin, si do ta konsideronit atë?

-Dua të falënderoj fillimit presidentin Demi, stafin drejtuesit deh atë teknik, si dhe punonjësit e klubit për respektin që kanë treguar në drejtimin tim gjatë qëndrimit 1-vjeçar në Tiranë. Gjithashtu kam një falënderim special për tifozët të cilët e kanë mbështetur këtë skuadër maksimalisht në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Do të kem gjithmonë një kujtim të mirë për këtë periudhë të bukur. Ndërkohë aventurën në aspektin personal, do ta konsideroja të suksesshme, pasi klubi arriti të siguronte një vend në Europë dhe shpresoj që sezonin e ardhshëm të fitojë titullin kampion. (Armand Halili)

http://partizani.net/sq/Futboll_lajme/Category/Futboll_lajme/Cuculi-tregon-arsyet--Ja-pse-u-largova-nga-Partizani
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi